Tashmë numërojmë orët e mbetura deri në nisjen e South Outdoor Festival këtë të premte. Ky është festivali që bashkon aktivitetet sportive, muzikën, kulturën, gatimin dhe argëtimin në bregdetin e bukur të Borshit në datat 3-6 shtator 2021. Edicioni i katërt i South Outdoor është pritur me shumë entuziazëm nga adhuruesit e aktiviteteve në natyrë, aventurierët, por edhe nga ata që preferojnë muzikën e mirë. E veçanta e South Outdoor është se ka diçka për të gjitha shijet dhe kushdo e ka të garantuar se do të kalojë një kohë cilësore dhe sigurisht, të paharrueshme.
Lista e sporteve dhe aktiviteteve në këtë edicion është e gjatë dhe e larmishme. Shumë prej pjesëmarrësve kanë nxituar të rezervojnë të preferuarat e tyre, duke përfituar edhe nga promocioni i marrjes së biletës së festivalit falas duke shpenzar një shumë të caktuar në aktivitete. Por ka edhe nga ata që ende nuk e kanë vendosur se si dëshirojnë t’i kalojnë ditët në South Outdoor dhe janë duke konsideruar alternativat. Nëse edhe ju jeni në grupin e dytë, ju japim lajmin e mirë se mbeten akoma disa vende të disponueshme dhe ju jeni në kohë për të zgjedhur dhe rezervuar aktivitete si Yoga, Crossfit, Pilates apo një aventurë të vërtetë si SUP Monstair, Mountain Biking apo Windsurfling. Nëse nuk keni bërë tuajën biletën e festivalit oferta është ende e vlefshme, për çdo 50 euro të shpenzuar në aktivitetet sportive më sipër, ju përfitoni nga një biletë festivali falas.
Bileta e festivalit ju mundëson tre netë me artistët më të mirë të skenës shqiptare dhe ndërkombëtare, për të kërcyer dhe kënduar të gjithë së bashku. Të ftuarit e natës së parë janë DJ Boocky, West Side Family, Orgesa Zaimi & Band, Urban Band dhe Jericho për të mbyllur mbrëmjen.
Tingujt e muzikës së Marsela Çibukaj & Vitmar Bashës, Offchestra, Mahmut Orhan dhe DJ Mickey do ju shoqërojnë nga perëndimi deri në përfundim të mbrëmjes së ditës së shtunë.
Të dielën do të kërceni me DJ Abel, do të këndoni me Eugent Bushpepën si edhe dë të bëni një udhëtim në të kaluarën me këngët ikonike të NANA.
Jo vetëm kaq, por në ambientet e festivalit do të gjeni edhe Open Air Cinema, një pikë takimi për diskutime të frytshme rreth kulturës, workshope të ndryshme, aktivitete rekreative edhe filma.
Të gjitha këto në katër ditë të paharrueshme.
Ende nuk keni rezervuar? Ja ku të qëndroni.
Risia e këtij edicioni të South Outdoor Festival është një përvojë camping që nuk e keni përjetuar më parë, me facilitete të cilësisë së lartë, hapësirë të mjaftueshme dhe kushte komode vetëm 100 metra larg skenës. Nëse nuk e keni rezervuar qëndrimin tuaj, Luxury Camping është alternativa e përsosur për të mos humbur asnjë moment nga festivali. Ju mund të kombinoni paketën me biletat e festivalit apo edhe transportin nëse dëshironi. Ky camping ju mundëson Wi-Fi, elektricitet si edhe parking falas, me një çmim special për të tre netët për dy persona.
Të mos harrojmë se pandemia akoma nuk ka përfunduar
View this post on Instagram
Për një eksperiencë sa më të qetë dhe të sigurtë në South Outdoor ju sugjerojmë të zbatoni udhëzimet e ekipit organizues dhe të respektoni distancën, të mbroni veten dhe miqtë tuaj. Matni temperaturën në hyrje, mbani maskën, lani duart shpesh si dhe frekuentoni stacionet e disinfektimit. Këto janë disa hapa të rëndësishme për t’u argëtuar në mënyrë të sigurt.
Festivali është konceptuar në përputhje me rregulloren për parandalimin e përhapjes së Covid19 duke mundësuar një hapësirë të bollshme dhe të gjitha masat e higjienës.
Edhe edicioni i katërt i South Outdoor është financuar nga qeveria gjermane përmes GIZ në Shqipëri me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe të Mjedisit dhe të Bashkisë Himarë. Partnerë dhe sponsor të shumtë janë bashkuar në këtë iniciativë duke kryesuar me Vodafone Albania dhe Raiffeisen Bank.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Olta Gixhari shkëlqen me një paraqitje elegante dhe sensuale në plazh

Bella Hadid mahnit në Paris me një pamje simpatike dhe një buqetë trëndafilash

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Georgina Rodriguez shkëlqen në një fustan dramatik në Javën e Modës në Paris

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa