Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, këto ditë është kthyer në vendlindje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në këtë fillim stine të verës, ku si destinacion ka zgjedhur bregdetin shqiptar në Mal të Zi.


Emina e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me fansat disa fotografi atraktive nga Ulqini.

355836157 224742523722915 752290429396008288 n

Ajo mund të shihet në lumin Buna, teksa shijon disa ditë me diell në Ada Boajana.

Çunmulaj theksoi linjat e saj të tonifikuara të trupit e veshur me bikini të zeza, të cilat vinin më së miri në pah siluetën e saj.

355494398 217974367857328 6276566497159716418 n

Modelja shqiptare e cila është nënë e tre fëmijëve duket në super formë, dhe kjo falë jetës së saj të shëndetshme dhe përkushtimit në aktivitet fizik.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj. /Telegrafi/

356616099 1242540249727833 4927745379342540446 n Foto: Emina Çunmulaj/Instagram