LAJMI I FUNDIT:

Në pesë komuna, Vetëvendosje fitoi mbi 60 për qind të votave

Në pesë komuna, Vetëvendosje fitoi mbi 60 për qind të votave

Kur janë numëruar të gjitha votat e rregullta në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje rezulton si parti e parë në pjesën dërrmuese të komunave të Kosovës.

Në 13 komuna të Kosovës kjo parti ka arritur të fitojë mbi 50% të votave, ndërsa në 5 prej tyre rezultati kalon 60 përqindëshin e votave të fituara.


Lëvizja Vetëvendosje kryesimin më të lartë e ka në Prishtinë me 64,09% të votave.

Në Gjilan kjo parti ka marrë 63,24%, Mitrovicë 63,04%, Ferizaj 60,59% ndërsa në Vushtrri ka 60,08%.

Vetëvendosje, 50% e votave e ka kaluar edhe në Gjakovë, Podujevë, Obiliq, Fushë Kosovë, Kamenicë, Viti, Kaçanik e Han të Elezit.

Kujtojmë PDK kryeson në Skenderaj e Drenas, AAK në Deçan e Junik, derisa NISMA Socialdemokrate në Malishevë./Telegrafi/