LAJMI I FUNDIT:

Në përpjekje të ndalimit të coronavirusit: Rusia i ka mbyllur disa kufij tokësorë, Zelanda e Re ashpërsoi ndalesat kufitare, derisa Italia i ka mbyllur të gjitha parqet

Në përpjekje të ndalimit të coronavirusit: Rusia i ka mbyllur disa kufij tokësorë, Zelanda e Re ashpërsoi ndalesat kufitare, derisa Italia i ka mbyllur të gjitha parqet

Rusia ia ka mbyllur kufijtë tokësor me Poloninë dhe Norvegjinë për të huajt, në përpjekje për të kufizuar përhapjen e coronavirusit, ka thënë kryeministri rus.

Mikhail Mishustin ka thënë se ndalimi ka hyrë në fuqi në mesnatë dhe do të zbatohet për të gjithë vizitorët ndërkombëtarë, që udhëtojnë ‘për arsye profesionale, private, studimore ose turistike’, transmeton Telegrafi.


Ndalimi nuk do të përfshijë bjellorusët, anëtarët e delegacioneve zyrtare dhe banorët e Rusisë. Që nga dita e djeshme, Rusia konfirmoi se ka regjistruar 45 raste të virusit, pasi epiqendra e përfshirjes së pandemisë ka lëvizur nga Azia në Evropë.

Në një veprim të ngjashëm, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se nevojiten kufizime më të vështira kufitare në botë, për të luftuar virusin. Duke filluar nga e hëna, do të ashpërsohen ndalesat kufitare dhe të gjithë pasagjerët që arrijnë, përfshirë qytetarët e Kivi, do të duhet të izolohen për 14 ditë.

Zonat e vetme të përjashtuara nga këto kufizime, janë një pjesë e vogël e ishujve të Paqësorit, që nuk kanë pasur ende ndonjë rast të Covid19.

Miliona italianë po qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpi, shkaku i vendimit qeveritar që i gjithë shteti të mbyllet. Kryetarët e shumë qyteteve, përfshirë Romën dhe Milanin, kanë vendosur mbrëmë vonë, që të mbyllnin parqet dhe këndet e lojërave.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë që shumë njerëz po mblidheshin së bashku, për një lojë futbolli, apo që të vrapojnë në grupe. Deri më tani, nuk ka pasur ndalesa për grumbullim në parqe, ndërsa njerëzve iu kërkohej që të qëndronin larg njëri-tjetrit së paku një metër, por kjo nuk po respektohet si duhet.

Me rritjen e numrit të personave te infektuar me coronavirus, Spanja do të zhvillojë sot një mbledhje, për të vendosur nëse do ta ndalojë çdo aktivitet në dy javët e ardhshme. Indonezia i ka mbyllur të gjitha shkollat, ndërsa nxënësve do t’ju dërgohen ligjëratat në mënyrë virtuale gjatë dy javëve në vijim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Izraeli ndërton 'kube kibernetike' për t'u mbrojtur nga hakerët iranian

Azia
Kalo në kategori