LAJMI I FUNDIT:

Në Pediatri janë trajtuar 73 fëmijë të prekur me COVID-19

Në Pediatri janë trajtuar 73 fëmijë të prekur me COVID-19

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë 73 fëmijë të infektuar me coronavirus kanë marrë trajtim në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, nga korriku deri më tani.

Epidemiologu Krasniqi ka thënë se pandemia COVID-19, nuk kurseu as fëmijët tanë.


“Si në mbarë botën ashtu edhe në Kosovë një numer i fëmijëve u prek nga virusi SARS-COV2. Fatmirësisht, ky infeksion te fëmijët, me perjashtime të rralla, nuk paraqitet në forma të rënda”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se në repartin COVID të Klinikes Pediatrike të QKUK gjithsej 73 fëmijë u trajtuan që nga muaji korrik kur u hap ky repart

“Sot, vizitova 3 fëmijët që aktualisht po trajtohen ne këtë repart. Edhe pse kishin vendosur maskat, buzëqeshja fare lehtë vërehej në fytyrat e tyre. Vendosja e maskave nga fëmijët le të shërbejë si mesazh për të gjithë ne që edhe gjatë festave të fundvititit të respektojmë masat anti-COVID”.

“T’ua ruajmë buzëqeshjen fëmijëve tanë. Të ruajmë shëndetin e tyre dhe familjarëve e më të dashurve tanë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të hënën në Kosovë janë shënuar edhe 8 vdekje të lidhura me sëmundjen COVID-19, që e shkakton coronavirusi i ri. Në raportin ditor të IKSHPK-së, bëhet e ditur se, bazuar në 1002 mostra të testuara nga personat e dyshuar me koronavirus, 181 kanë dalë pozitive.

Të shëruar nga sëmundja janë regjistruar 407 pacientë.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në Kosovë arrin në 50.801. Prej tyre, 1,317 të infektuar kanë vdekur dhe 39,969 janë shëruar. Raste aktive aktualisht janë 9.515. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori