LAJMI I FUNDIT:

Në panelin e tretë të Anibar 15 u diskutua për pasigurinë e grave në hapësirat publike

Në panelin e tretë të Anibar 15 u diskutua për pasigurinë e grave në hapësirat publike
Foto: Tuğhan Anıt

Paneli i tretë për Anibar 15 u mbajt në Galerinë e Arteve Pejë në ora 17:00. Moderuar nga Donika Çapriqi dhe me paneliste Brikena Avdyli, Gresa Rrahmani dhe Vlora Tuzi Nushi, ata folën mbi temën e pasigurisë së grave në hapësirat publike.

Cilësia e hapësirave publike në qytete dhe shtete duhet të gjykohet nga ajo se çfarë u ofron ajo banorëve të tij – të drejtën për të jetuar, për të lëvizur dhe për të punuar me dinjitet dhe siguri. Megjithatë, shumë gra dhe vajza në Kosovë përballen me forma të ndryshme të ngacmimeve dhe dhunës seksuale në këto hapësira, duke iu kufizuar lirinë e lëvizjes por edhe duke ndikuar negativisht në shëndetin mendor dhe mirëqenien e përgjithshme të grave dhe vajzave. Në këtë panel do të diskutohet se cilat janë disa nga sfidat kryesore që gratë dhe vajzat përballen në hapësirat publike në lidhje me sigurinë dhe ngacmimet seksuale? Cila janë mekanizmat për adresim të ngacmimeve dhe dhunës seksuale? Cilat janë përgjegjësitë e institutcioneve publike? Si mund të ndërgjegjësohen qytetarët për krijimin e një mjedisi të sigurt?

Vlora Tuzi Nushi theksoi se përderisa Kosova ka një kornizë më të mirë legjislative, është thelbësore të fokusohemi në adresimin dhe zbatimin e masave parandaluese në lidhje me sigurinë e grave.


Gresa Rrahmani diskutoi për rëndësinë e krijimit të hapësirave publike të sigurta për gratë, pa neglizhuar hapësirat private. Ajo theksoi se përvojat e grave shpesh nuk merren seriozisht, gjë që është një problem i rëndësishëm. Rrahmani beson se ndryshimi kuptimplotë do të krijohet nga vetë shoqëria dhe jo nga një qasje nga lart-poshtë.

Brikena Avdyli shtjelloi sesi sjelljet problematike shpesh normalizohen dhe minimizohen. Ajo vuri në dukje se gjenerata të ndryshme iu qasen çështjeve të bazuara në gjini në mënyra të ndryshme, me gjeneratat e reja si më pak tolerante ndaj sjelljeve të tilla. Avdyli sugjeroi se rritja e ndërgjegjësimit kërkon edukim dhe zbatim serioz të masave efektive.

Ju ftojmë të na bashkoheni në panelin e fundit të këtij edicioni nesër në Galerinë e Arteve në orën 17:00.

Biografitë

Donika Çapriqi është bashkë-themeluese dhe aktualisht Drejtore e Programit të OJQ-së SpaceSyntaKs, e cila ndodhet në Prishtinë. Si hulumtuese, puna e saj përqendrohet në eksplorimin e pabarazive sociale, segregimit urban dhe disparitetit gjinor. Ajo aktualisht po heton sigurinë publike përmes iniciativës SAFOMETER të SpaceSyntaKs, me një theks të veçantë në dinamikat gjinore në hapësirat publike. Hulumtimi i saj më i fundit, i realizuar në bashkëpunim me Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, u publikua me titullin “Perceptimi i Vajzave të Gjimnazit për Sigurinë Personale gjatë Lëvizjes në Hapësirat Publike të Prishtinës – Studim Kualitativ”.

Brikena Avdyli është specialiste në fushën e gjinisë dhe përfshirjes sociale me një dekadë përvojë, e cila fokusohet në përfshirjen e grave dhe grupeve të marginalizuara në vendin e punës, si dhe në proceset zgjedhore dhe politike. Gjatë karrierës së saj, ajo ka kontribuar në fuqizimin e grave dhe përfshirjen sociale nëpërmjet rolave të saj në organizata të vendit dhe ndërkombëtare, si dhe në sektorin publik. Në veçanti, ajo udhëhoqi Fondacionin Jahjaga për tre vite dhe shërbeu si Zyrtare e Përfshirjes në Fondacionin Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore. Tani, Brikena është Profesore e Përkohshme në RIT Kosovo dhe konsulente për organizata të ndryshme në çështjet e gjinisë dhe përfshirjes sociale. Ajo mban një gradë magjistrale në Zhvillim Ndërkombëtar nga Universiteti Amerikan në Washington D.C. dhe po përfundon gradën e saj të dytë magjistrale në Inovacion dhe Menaxhim Social nga Akademia Ekzekutive WU në Vjenë.

Gresa Rrahmani është hulumtuese dhe aktiviste feministe nga Prishtina, e cila ka fokus në dhunën seksuale, diskriminimin dhe drejtësinë shoqërore. Aktualisht, ajo po kryen studimet në programin master të Sociologjisë së Ligjit në Universitetin e Lund-it në Suedi. Gresa ka përfunduar gjithashtu një program (LLM) në të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Leiden-it në Holandë dhe ka punuar si këshilltare juridike për organizatat e të drejtave të grave, të drejtave të personave LGBTIQ+ dhe për qeverinë e Kosovës.

Vlora Tuzi Nushi është Shefja e Zyrës së UN Women. Ajo mban titullin Master në Farmaci dhe ka punuar për UN Women/UNIFEM për 20 vitet e fundit. Gjatë këtyre viteve, Vlora ka udhëhequr programe shumësektoriale dhe ka qenë forcë shtytëse pas disa prej nismave më të mëdha të UN Women. Ajo ka pasur ndikim në transformimin e bisedave për disa nga çështjet më të rëndësishme që ndikojnë në jetën e grave dhe vajzave në Kosovë. Përmes kontributit, udhëheqjes dhe përkushtimit të saj në Zyrën e UN Women në Kosovë, ajo ka kontribuar në avansimin e agjendës Gratë, Paqja dhe Siguria, drejtësisë tranzicionale me ndjeshmëri gjinore, si dhe në eliminimin e dhunës ndaj grave, përgjigjen ndaj COVID-19, mbështetjen e grave në STEM dhe TIK, fuqizimin ekonomik të grave përmes buxhetimit të përgjegjshëm gjinor dhe promovimit të punës së denjë, si dhe standardet e punës, sigurisë dhe shëndetit të ndjeshme gjinore në vendin e punës.

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet

Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet

Magazina
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

Tanea Wallace - muzikantja që ishte në festat e P. Diddyt, rrëfen detaje tronditëse: Aty kishte fëmijë, i detyronin të visheshin si 'Barbie'

Tanea Wallace - muzikantja që ishte në festat e P. Diddyt, rrëfen detaje tronditëse: Aty kishte fëmijë, i detyronin të visheshin si 'Barbie'

Magazina
Blerina Kllokoqi Rugova: Me Mendimin u njoha në diskotekë se ku tjetër, a menduat që në bibliotekë a?

Blerina Kllokoqi Rugova: Me Mendimin u njoha në diskotekë se ku tjetër, a menduat që në bibliotekë a?

Magazina
Santiana Maloku shpërndan mesazhet dhe komentet negative, publikon edhe emrin e personit

Santiana Maloku shpërndan mesazhet dhe komentet negative, publikon edhe emrin e personit

Magazina
Kalo në kategori