LAJMI I FUNDIT:

Në një objekt banesor në Shkup, gjendjet i vdekur një i ri

Në një objekt banesor në Shkup, gjendjet i vdekur një i ri
Foto: Ilustrim

Një person i gjinisë mashkullore dhe i moshës rreth 20-25 vjeçare është gjetur i vdekur dje në një objekt banesor në rrugën “Dane Krapçev” në Shkup.

Vdekjen e ka konfirmuar mjeku i Emergjencave Mjekësore.

Sipas informatave të MPB-së, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme – Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.


Po merren masa për zbardhjen e rastit.