LAJMI I FUNDIT:

Në nëntor janë rritur rastet të gjuhës së urrejtjes në Maqedoni

Në nëntor janë rritur rastet të gjuhës së urrejtjes në Maqedoni

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut ka verifikuar 112 raste të gjuhës së urrejtjes e që sipas tyre, është rritje prej 10% në krahasim me muajin tetor. Pjesa më e madhe e gjuhës së urrejtjes janë na bazë të përkatësisë etnike.

“Retorika negative gjatë këtij muaji eskaloi në rrjetet sociale që kontribuojë në denoncimin e lartë për gjuhë të urrejtjes. Për fat të keq, gjatë kësaj periudhe jemi dëshmitarë të rritjes së nacionalizmit ekstrem dhe diskriminimit në baza të ndryshime”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.


Sipas tyre, popullata më e re 18-26 vjet është kategoria më aktive që përdor gjuhën e urrejtjes në rrjtet sociale dhe se gjuha e urrejtjes në bazë të përkatësisë etnike është në rritje të vazhdueshme me numër rekord të denoncimeve, përkatësisht 57% nga të gjitha rastet e regjistruara.

Nga Komiteti i Helsinkit i bëjnë thirrje Qeverisë dhe MPB-së të ndërmarrin masa për të dënuar këtë fenomen./Telegrafi/