LAJMI I FUNDIT:

S’ka kuorum, Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk hidhet në votim

S’ka kuorum, Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk hidhet në votim

Në momentin e votimit në Kuvend ishin vetëm 47 deputetë.

Për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend, Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk është hedhur në votim.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ka kërkuar nga deputetët që seanca të shtyhet për të enjten në ora 10:00 për të diskutuar për pikat e mbetura.

“Nëse kemi material nga ana e komisioneve parlamentare që plotëson kushtet procedurale, atëherë do ta plotësoj rendin e ditës me këto pika të reja që përfundohen nga komisionet”.

Osmani ka kujtuar se të premten Kuvendi do të mbajë seancë të re parlamentare.

Kujtojmë këtij projektligji i kanë dhënë mbështetje të plotë PDK, AAK, ndërsa LDK dhe Vetëvendosje kanë shprehur rezerva./Telegrafi/