Në mungesë të kuorumit, Kuvendi në seancën e sotme ka dështuar që të miratojë rishikimin e buxhetit për vitin 2022.
Të pranishëm në sallën e Kuvendit në momentin kur duhej të votohej ishin vetëm 54 deputetë.
Megjithatë, diskutimet për rishikimin e buxhetit ishin të ashpra mes ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe deputetëve opozitarë.
Ministri Murati tha se ky rishikim është i nevojshëm, pasi në tremujorin e parë të vitit 2022 ka pasur rritje të të hyrave prej 17 për qind më tepër, andaj vlera që i shtohen buxhetit është mbi 150 milionë euro që përdorën në kuadër të ringjalljes ekonomike, mirëpo i njëjti u kritikua nga partitë opozitare dhe u konsiderua se s’ka asnjë ndikim pozitiv për vendin.
“Në tremujorin e parë të vitit 2022 kemi një rritje të të hyrave prej 17 përqind më tepër, krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kështu duke konsideruar për intervenime shtesë në mbështetje të qytetarëve, përkatësisht masat mbështetëse të prezantuara nga qeveria. Një rishikim të tillë, Ministria e Financave e ka parë si të domosdoshme. Vlera që shtohen në këtë rishikim është 150 milionë e 500 mijë euro, kurse rishikimi bëhet vetëm në Ministrinë e Financave në programin e ringjalljes ekonomike”, tha ai.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushataku tha se buxheti për vitin 2022 është konsumues dhe pa asnjë efekt zhvillimor.
“Ky buxhet është tërësisht konsumues pa asnjë efekt zhvillimor… Pjesa më e madhe buxhetore është planifikuar për politika ad-hoc, populiste të kryeministrit Kurti, pa asnjë efekt në ekonomi për të blerë paqen sociale me ata qytetarë që janë në nevojë”, tha ai.
Kritika adresoi edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, madje e cilësoi edhe si të kundërligjshëm.
“Qysh ka mundësi që ju keni filluar ekzekutimin, keni vendos 100 euro të gjithë punëtoreve në sektorin publik ende pa hy plotësim-ndryshimi në fuqi, ku i keni marrë këto mjete dhe cilët zëra buxhetorë i keni prek”, tha ai.
Ndërsa, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi tha se rishikimi i buxhetit nuk ka asnjë ndikim pozitiv për vendin.
“Projektligji është vendim i gabuar, pasi nuk ka ndikime pozitive dhe nuk reflekton në një menaxhim të duhur të financave publike të shtetit të Kosovës. Rishikimet buxhetore po bëhen, ndërsa asnjë investim dhe projekt zhvillimor në nivel shteti nuk ka filluar për vitin 2022”, deklaroi ajo.
Mirëpo, deputetëve opozitarë, sërish iu kundërpërgjigj ministri Murati, i cili tha se shtesat prej 100 eurosh i shkojnë direkt qytetarëve.
“Këto pagesa që ne po i bëjmë shkojnë direkt në xhepat e qytetarëve, të cilat munden t’i shfrytëzojnë për t’i mbuluar disa prej faturave dhe dhënë një shtysë për çdo familje”, deklaroi Murati.
Pas mungesës së kuorumit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mbylli punimet e seancës plenare dhe tha se për të njëjtën do të vendoset në Kryesinë e Kuvendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi