LAJMI I FUNDIT:

 Në Mitrovicë u mbajt gara e robotikës “Kosova Makers League” (Foto)

 Në Mitrovicë u mbajt gara e robotikës “Kosova Makers League” (Foto)

Nxënësit e shkollave fillore të rajonit të Mitrovicës u mblodhën sot në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Musa Hoti”në Mitrovicë për të marr pjesë në garat e robotikës “Kosova Makers League”.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se sot është një ditë e veçantë për Mitrovicën pasi sistemi i robotikës është një energji e re e cila po zhvillohet edhe në Evropë.

“Sot është një ditë e veçantë, për ata të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në këto gara. Këto gara janë të mirëseardhura për Mitrovicën. Sistemi robotik është energji e re të cilën e  praktikojnë evropianët”, ka thënë Bahtiri.

Ndërsa përfaqësuesja e Universitetit të Prishtinës, Drita Kadriu, tha se është një zhvillim i hovshëm në krahasim me periudhën e paraluftës sa i përket kësaj çështje, pasi fëmijët sot janë me robot në duar.

Ajo po ashtu falënderoi arsimtaren e kësaj shkolle, Anduena Ademi Jusufi për iniciativën e ndërmarr për të sjellë në Mitrovicë garat e robotikës.

“Ky është zhvillimi që ka ndodhur ndër vite, pasi fëmijët sot nuk janë si të shekullit të kaluar. Presim shumë shpejt që fëmijët duke mësuar shkencën dhe teknologjinë do të bëhen ndërmarrës të mirë. Për këtë projekt të madh ka dhe kontribut të pakrahasueshëm edhe arsimtarja e kësaj shkolle, Anduena Ademi Jusufi,  të cilën e përgëzoj. Dëshiroj që këtë ndryshim dhe këtë punë si të Anduenës ta bëjnë dhe shumë të tjerë në një qytet të mirë siç është Mitrovica”, theksoi Kadriu.

Edhe përfaqësuesi i fondacionit BONEVET, Land Islami, tha se sot është një ditë e madhe pasi në disa komuna të Kosovës sot po mbahet gara e robotikës.

“Sot është ditë e madhe, pasi na bashkohen nga e gjithë vendi 10 për qind e  të gjitha shkollave fillore në këtë garë. Në gjithë Kosovës sot garës po I bashkohen disa qytete si Shtime, Prishtinë, Gjakovë dhe Kaçanik. Gjithsej janë 130 shkolla dhe 600 nxënës. Është një ngjarje me të vërtetë shumë e madhe. Nëpërmjet garës robotike synojmë ta fuqizojmë fushën STEAM në sistemin tonë arsimor”, tha ai.

Njëri nga prindërit e garuesve që morrën pjesë në këtë garë robotike,  Ylber Durmishi, ka bërë të ditur për Telegrafin se ky projekt është i mirëseardhur për Mitrovicën pasi po sjell një frymë të re për gjeneratën e ardhshme.

Ai po ashtu tregoi se djali i tij, Erisi ka marr pjesë në nivel vendi në këto gara dhe pret që të jetë pjesë edhe e garave evropiane.

“Djali im është për herë të katërt pasi ka marrë pjesë edhe në nivel vendi. Djali ka punuar vazhdimisht dhe punon më përkrahjen e arsimtares së shkollës. Ai synon të marr pjesë edhe në gara evropiane. Shpresoj që do të korr sukses. Kjo punë nuk është një ditore apo një javore, por kanë punuar me vite në këtë punë. Shkolla mendohet që do të fitoj një projekt që të pajiset me kompjuterë. Kjo shkollë është një ndër shkollat më të mira në Mitrovicë”, u shpreh Durmishi.

Edhe Gëzime Tahiri, prind, ka thënë se po ndjehet shumë mirë që fëmija i saj është pjesë e kësaj gare.

“Po ndjehem shumë mirë. Kam pasur shumë dëshirë që fëmija im të jetë pjesë e kësaj gare”, tha ajo.

Arbresha Hoxha, nxënëse e klasës  nëntë në shkollën “Shaban Idrizi” në Zhabar të Mitrovicës, është  njëra nga garueset e kësaj gare të robotikës.

Ajo në një prononcim për Telegrafin theksoi se është shumë krenare që kjo garë po mbahet për herë të parë në Mitrovicë.

“Këtu marrin pjesë të gjitha shkollat e Mitrovicës dhe nga rajoni. Jemi shumë krenar që po mbahet për herë të parë kjo garë në Mitrovicë dhe shpresoj shumë që kjo garë të mbahet edhe  viteve tjera.  Mendoj që jam përgatit  shumë mirë.  E kemi vetëm një shteg të thjesht, dhe kam pak emocione. Është një frymëzim shumë i mirë edhe për ne një aktivitet I tillë”, ka thënë nxënësja Hoxha.

Ndryshe, fondacioni BONEVET ka sjell një hapësirë krijuese ku ndërtohet një frymë kurioziteti, inovacioni dhe krijimi përmes lojës dhe teknologjisë. Një varg i gjerë i klasave dhe trajnimeve STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Makematikë) mbështet fëmijët në zhvillimin e aftësive të nevojshme për të përballuar sfidat e së ardhmes. /Telegrafi/



Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori