Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim humanistin, kryetarin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin me këtë shoqatë për ndërtimin e shtëpive për familjet që kanë nevojë.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Komunës së Mitrovicës dhe Shoqatës Bamirëse ”Jetimat e Ballkanit” për realizimin e projektit për ndërtimin e 40 shtëpive për familjet skamnore të cilat nuk e kanë të zgjedhur çështjen e strehimit.
Përmes kësaj marrëveshje Komuna e Mitrovicës do të participojë me mjete financiare në shumë totale prej 200,000 mijë euro, si dhe ka siguruar pronën komunale për ndërtimin e të gjitha shtëpive për familjet në nevojë.
Kryetari Bahtiri, vlerësoi kontributin e shoqatës dhe angazhimin e humanistit Kastrati me bashkëpunëtorët e tij, duke thënë se shoqata e tyre vazhdimisht ka ndihmuar shumë familje të Mitrovicës me pako ushqimore, ka ndarë bursa për studentët e familjeve skamnore dhe ka ofruar ndihmë mujore financiare për fëmijët jetimë.
Po ashtu pjesë e këtij projekti do të jenë edhe Lindrit Misini, pronar i lokalit Missini Sweets, së bashku me djemtë e Mitrovicës të cilët do të ndërtojnë 10 shtëpi për familjet që janë në nevojë.
Edhe Bahtiri gjatë këtij takimi theksoi se kësaj vepre madhështore të Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe djemve të Mitrovicës do t’i bashkëngjitet edhe ai duke ofruar mjete financiare për ndërtimin e një shtëpie nga buxheti i tij.
Me këtë rast kryetari Bahtiri dhe humanisti Kastrati u dakorduan që bashkëpunimin mes Komunës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ta ngritin në nivel institucional, në mënyrë që të përfshihet një numër sa më i madh i familjeve në nevojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë