LAJMI I FUNDIT:

Në Mitrovicë do të inaugurohet shtatorja e bronztë e Adem Jasharit, skulptori shpalos detajet

Në Mitrovicë do të inaugurohet shtatorja e bronztë e Adem Jasharit, skulptori shpalos detajet

Më 17 shkurt, Kosova shënon 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. E pikërisht për nder të këtij përvjetori, në qytetin e Mitrovicës do të bëhet inaugurimi i shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari.

Shtatorja e tij është punuar në bronz nga skulptori Sabri Behramaj. Në një intervistë për Portalin Dukagjini, ai ka shpalosur detajet si erdhi te ideja për këtë vepër arti, ndërsa dha detaje edhe nga përvoja e tij disavjeçare.


Realizimin artistik i shtatores së Adem Jasharit ka filluar nga 26 shtatori i vitit 2023.

16 vjet pavarësi – Mitrovica do të inaugurojë shtatoren e bronztë të Adem Jasharit
Lexo po ashtu 16 vjet pavarësi – Mitrovica do të inaugurojë shtatoren e bronztë të Adem Jasharit

“Pushteti aktual në krye me Bedri Hamzën, ka financuar dhe jetësuar projektin përmes konkursit publik që u zhvillua. Ndërsa pas shpalljes së tenderit, projekti i Sabri Behramaj u përzgjodh të jetë ideori dhe i pëlqyer për të jetësuar”.

“Dimensionet e shtatores janë 3.20 metra të larta. Ndërsa, procedura kryesore e kësaj vepre skulpturore fillimisht është bërë nga argjili dhe pastaj përfundimtarja është bërë me bronz”, ka thënë skulptori.

Sabri Behramaj është autor edhe i veprave të tjera në territorin e Kosovës, duke përfshirë monumentet artistike në sheshin e qytetit të Drenasit, sikurse ajo e Shaban, Adem dhe Hamza Jashari, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Rasim Kiçina e Bedri Shala. Këto vepra artistike janë me dimensione deri në 5 metra.

I pyetur se si është të krijosh vepra të tilla sikurse kjo për heroin legjendar Adem Jashari, Behramaj ka thënë se është “emocionuese”, por edhe “përgjegjësi e madhe, sidomos kur pranon detyra për monumente në hapësira publike”.

Ai ka theksuar se veçantia e profesionit të tij është forma unike dhe e veçantë, duke u munduar që të mos ngjasojë me asnjë tjetër.

“Secilën vepër arti që e krijoj mundohem ta bëj të veçantë dhe të jetë unike, mos të ngjasojë me tjetrën”, është shprehur Behramaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori