LAJMI I FUNDIT:

Sveçla kërkon rritjen e efikasitetit në kontrollin e kufirit

Sveçla kërkon rritjen e efikasitetit në kontrollin e kufirit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po merr pjesë në punimet dy ditore të Ministerialit të Katërt të Procesit të Pragës “Partneriteti i Migracionit – Rruga përpara në kohë sfidash të reja”, i cili po mbahet në Pragë.

Në njoftimin e MPB thuhet se, Sveçla para të pranishmëve ka prezantuar rezultatet që Republika e Kosovës ka shënuar në fushën e menaxhimit dhe luftimit të migracionit të paligjshëm, në përputhje me standardet ndërkombëtare, si në fushën e zhvillimit të politikave, po ashtu dhe në luftimin e kontrabandës me migrant, ku vetëm këtë vit Policia e Kosovës ka arrestuar 50 persona dhe ka identifikuar 288 viktima.


Gjatë adresimin të tij, Sveçla ka vënë në dukje angazhimet që janë duke u bërë në rritjen e efikasitetit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së vijës kufitare, me qëllim të rritjes së sigurisë në përgjithësi, si dhe parandalimit dhe luftimit të të gjitha llojeve të veprimtarive ilegale që bëhen përgjatë kufirit.

Sveçla ka vënë në dukje angazhimet që janë duke u bërë në rritjen e efikasitetit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së vijës kufitare, me qëllim të rritjes së sigurisë në përgjithësi, si dhe parandalimit dhe luftimit të të gjitha llojeve të veprimtarive ilegale që bëhen përgjatë kufirit.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për ndikimin e luftës në Ukrainë, si pasojë e agresionit rus, ku ministri Sveçla ka potencuar se përkundër të pozitës gjeografike, gjendja e migrimit të Kosovës nuk preket në shkallë të gjerë nga lufta në Ukrainë, thuhet mes tjerash në njoftim.

“Qeveria e Kosovës ka treguar gatishmërinë e saj për të strehuar 5,000 refugjatë të Ukrainës si dhe Parlamenti i Kosovës ka miratuar rezolutën e cila dënon ashpër agresionin e paligjshëm, të padrejtë dhe të paprovokuar dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia”, ka theksuar ndër të tjera ministri Sveçla.

Sveçla ka kërkuar që për kontroll të efektshëm të kufirit, sidomos të vijës kufitare të gjelbër, nevoja për mbështetje me pajisje moderne, si dhe mbështetje në zgjerimin e bashkëpunimit me organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të tilla si FROTNEX, EUROPOL, INTERPOL është më se e nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori