LAJMI I FUNDIT:

Në mes të ditës u grabitën tre kilogramë ari, pse ende nuk është ngritur aktakuza për grabitjen në Suharekë?

Në mes të ditës u grabitën tre kilogramë ari, pse ende nuk është ngritur aktakuza për grabitjen në Suharekë?

Gati nëntë muaj pas grabitjes së 3 kilogramëve ari në Suharekë, aktakuza ende nuk është ngritur. Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, deklaroi se hetimet janë ende në fazën formale për shkak të materialit të shumtë që duhet shqyrtuar, dhe se marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe të pandehurve do të bëhet gjatë muajit gusht.

Mbi 200 mijë euro ari u grabitën më mes të ditës, në nëntor të vitit të kaluar, në qytetin e Suharekës.

Një ditë pas grabitjes në argjendarin “Diakos” nisën arrestimet, fillimisht në prangat e Policisë u vunë dy të dyshuar, për ndihmë në grabitje.


Kurse, 8 ditë pas grabitjes njësitet speciale të Policisë së Kosovës nisën një aksion të madh, me armë të gjata e të gatshëm për më të keqen njësia FIT zbarkoi në shtatë lokacione. Në lagjen Arbëria në Prishtinë nisën të shtënat. I dyshuari, Dukagjin Gashi u vra pas shkëmbimit të zjarrit me Policinë. Në këtë lokacion dhe në të tjerë u arrestuan katër persona, njëri ndër ta Bujar Basha, Leotrim Cakolli, Besart Istrefi dhe Trim Baraku – ky i fundit është pronari i një argjendarie në Prishtinë.

Grabitja e armatosur në Suharekë - çka thotë dosja e Prokurorisë për Korab Gashin
Lexo po ashtu Grabitja e armatosur në Suharekë - çka thotë dosja e Prokurorisë për Korab Gashin

E i fundit për këtë rast u arrestua, respektivisht më 1 korrik të këtij viti, u arrestua Korab Gashi.

Edhe pse kanë kaluar gati nëntë muaj nga grabitja, aktakuza ende nuk është ngritur. Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, deklaroi në emisionin “Mendje Kriminale” të Dukagjinit se vonesa në ngritjen e aktakuzës është për shkak të materialit të shumtë që duhet shqyrtuar

Sipas prokurores nga të dyshuarit në paraburgim janë për ndihmë e të tjerë në bashkëkryerje të grabitjes. Sipas saj secili veprim dhe secili dyshim për veprat penale dhe veprimet e sakta do përshkruhen në aktakuzë.

Edhe nga dy muaj paraburgim për katër të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë në Suharekë
Lexo po ashtu Edhe nga dy muaj paraburgim për katër të dyshuarit për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

“Ende jemi në fazën e hetimit, në fazën e hetimit formal, deri në momentin kur po flasim me juve kemi qenë në fazën e grumbullimit të provave materiale si ekspertizat dhe provat e tjera të cilat i kemi siguruar në bazë të urdhëresës së Prokurorisë dhe urdhëresave të gjykatës. Tash dalim në pjesën e dytë të hetimit në grumbullimin e provave jo-metariale që i bie se do të merren në pyetje dëshmitarët dhe të pandehurit, gjatë muajit gusht planifikoj që të gjitha këta dëshmitarë që janë në numër shumë të madh dhe të pandehur t’i marrrë në pyetje. Pas përfundimit të edhe të këtyre veprimeve hetimore do të ngritet aktakuza por dua të them që materiali është shumë i gjerë dhe do të merr një kohë realitivisht të gjatë edhe përpilimi i aktakuzës”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori