LAJMI I FUNDIT:

Në mes të ditës në qendër të qytetit kanadez, hajnat nxjerrin jashtë pronaren e veturës dhe e përplasin për tokë – largohen me mjetin e saj

Në mes të ditës në qendër të qytetit kanadez, hajnat nxjerrin jashtë pronaren e veturës dhe e përplasin për tokë – largohen me mjetin e saj

Në qytetin kanadez Milton ka ndodhur një vjedhje e dhunshme e veturës, kurse kamerat kanë filmuar momentin rrëqethës.

Hajnat nxorën nga pronaren e veturës jashtë dhe më pas e përplasën për tokë, para se të largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.


Vjedhja ka ndodhur të martën në mëngjes në qendrën tregtare në afërsi të Thompson Road, ka njoftuar policia në Halton.

Kjo qendër tregtare është shumë e frekuentuar dhe ka disa restorante dhe kafiteri.

Kurse në video shihet viktima një grua rreth të 50-ve e cila qëndron e ulur në një Honda CR-V, para se dy burra t’ia godasin pjesën anësore të veturës.

Ata gjithashtu ia thyejnë dritaren, hapin derën dhe me dhunë e nxjerrin jashtë.

“Është një krim shokues që ia rrezikoi jetën shumë banorëve të Miltonit. Kemi vënë në dispozicion të gjitha resurset për t’i kapur hajnat”, tha zëdhënësi i policisë Dave Stewart.

Gruaja nga ky sulm ka pësuar lëndime, por jo që do t’ia rrezikonin jetën.

Në anën tjetër, policia ka bërë të ditur se disa orë më vonë ka gjetur veturën Honda CR-V në Brampton, por jo edhe të dyshuarit që janë akoma në arrati. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori