LAJMI I FUNDIT:

Në Mbretërinë e Bashkuar mund të lansohet vitin e ardhshëm një ambulancë elektrike e pajisur me aparate me rreze X

Në Mbretërinë e Bashkuar mund të lansohet vitin e ardhshëm një ambulancë elektrike e pajisur me aparate me rreze X

Në Mbretërinë e Bashkuar po punohet për një ambulancë elektrike e cila përdor teknologjinë Formula 1 dhe është e pajisur me aparate me rreze X.

Makina elegante me gjashtë rrota Integro-E mund të ecë dy herë më shpejt se flota aktuale e furgonëve të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) dhe është e pajisur me të gjitha pajisjet mjekësore të nevojshme për ‘si një spital për pacientët’, transmeton Telegrafi.

Gjatë dekadës së fundit, ka pasur një shtytje nga ana e NHS-s drejt automjeteve më miqësore me mjedisin, derisa drejtuesit e shëndetësisë këmbëngulin për ta bërë shërbimin shëndetësor neutral ndaj karbonit deri në vitin 2045.

International Ambulances, një firmë me bazë në Norfolk, Angli, beson se Integro-E e saj është e ardhmja e shërbimeve të urgjencës NHS dhe mund të lansohet vitin e ardhshëm, nëse kalon testet e shërbimit shëndetësor.

Më shumë i ngjashëm me një autobus futurist sesa një ambulancë tradicionale, ai ka një sistem me rreze X dhe ultratinguj në bord, të cilat prodhuesit e tij mendojnë se mund të ndihmojnë me krizën aktuale në emergjencë, duke diagnostikuar pacientët në terren dhe duke i dhënë përparësi atyre që në të vërtetë duhet të pranohen.

Për sa i përket efikasitetit, mund të pranojë 10 herë më shumë kilometra nga e njëjta sasi karikimi si ambulancat elektrike në flotën aktuale të NHS.

Por çmimi i saj i madh prej 350 mijë eurosh do të thotë se komisionerët mund ngurojnë nga perspektiva që duhet të paguajnë dy herë më shumë se 175 mijë euro që paguajnë për serinë aktuale të automjeteve, të cilat priren të jenë Fiats. /Telegrafi/