Në mars pritet të nisë vendosja e paneleve në Parkun Solar në Rahovec

Në 110 hektarë tokë bujqësore në mes të fshatrave Kramovik-Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, pritet të ndërtohet Parku Solar.
Në këto hapësira disa vjet më parë banorët e kësaj zone kishin hapur puse për të siguruar ujë të pijshëm. Por tani puset duhet të mbulohen për t’i hapur rrugë realizimit të projektit.
“Në fshatin Guri i Kuq para luftës, para viteve 98-99, ç’do banor i këtij fshati ka menduar që në mënyra të ndryshme të bëjë sigurimin e ujit të pijshëm dhe atëherë nuk është menduar që do të vijnë panelet solare e do të intervenohet diçka nga pushteti”, tha Maliq Fetahu- banor i zonës.
“Marrëveshjen e kemi bërë për me ju vendos kacat e mi mbulu ato, edhe mos me shku më, vetëm kur të kemi nevojë ne me i thirrë ata e me i shiku puset, përndryshe, na kanë thënë se nuk keni të drejtë me shku te ato puse. Të nevojshme i kemi, me qato furnizohemi”, tha Qamil Braha, banor i zonës.
Megjithatë, Ilaz Mustafa e vlerëson Parkun Solar si diçka pozitive.
“Investim shumë i mirë për gjeneratat e reja, njerëzit që kanë aftësi punësohen”, tha ai.
E përfaqësuesi i fshatit Guri i Kuq, Drilon Mustafa, thotë se ka një marrëveshje të brendshme mes investitorit dhe banorëve.
“Ky ujë është i shfrytëzueshëm vetëm për ujitjen e parqeve, sepse fshati furnizohet nga KRU Gjakova, do të thotë për nevoja elementare të pijes ne e kemi ujin. Edhe qytetarët i kemi informuar që brenda këtyre hapësirave ku do të vendosen panelet nuk do të ketë qasje më për banorët”, tha Drilon Mustafa.
Pas këtyre marrëveshjeve mes operatorit ekonomik dhe banorëve, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, thotë se është në kontakt me investitorin.
“Deri në shkurt të vitit 2025, ai duhet ta rregullojë dokumentacionin, pëlqimet, lejet, kushtet nëpër institucionet kompetente, ndërsa nga marsi i vitit 2025, 21 muaj sipas kontratës ka afat për ta përfunduar investimin. Mirëpo mos të harrojmë faktin se ‘Orllati Grup’ e ka një zotim që 12 muaj, që do të thotë në mars të vitit 2026 ta përfundojë komplet investimin”, tha Latifi.
Sipas të parit të Rahovecit, në nivel lokal ka ngelur vetëm vendimi i ridestinimit të tokës ku do të vendosen panelet
solare, nga tokë bujqësore në atë ndërtimore, të cilin sipas tij sapo të vijë në kuvend do ta miratojnë me kohë./RTK
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe