LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoninë verilindore ka përfunduar korrja e vonshme

Në Maqedoninë verilindore ka përfunduar korrja e vonshme

Në rajonin më të gjërë verilindor që përfshinë Kumanovën, Likovën dhe Nagoriçanin e vjetër, janë korrur 789 hektarë tërshërë, me një prodhim prej 1740 ton. Janë mbjellur edhe 560 hektarë me lule dielli, pëcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu ka përfunduar korrja e bizeles për bagëti, misrit të buxhakut dhe misrit për ushqim, mbledhja e roo hektarëve të qepës së bardhe dhe 120 hektarëve të qepës së kuqe, respektivisht 3600 ton qepë të bardhë dhe 420 ton qepë të kuqe.


Ka përfunduar mbledhja e shalqinit, groshës, patates, ndërkaq ka filluar mbledhja e lakrës së bardhë dhe lakrës jeshile./Telegrafi/