LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoninë e Veriut, përfshirja në edukim parashkollor ngelet e mangët dhe larg standardeve të BE-së

Në Maqedoninë e Veriut, përfshirja në edukim parashkollor ngelet e mangët dhe larg standardeve të BE-së
Foto: Arkiv

Një raport i ri i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi ka analizuar statistikat e vitit 2022 për çerdhet dhe qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut, të publikuara më 19 prill 2023 nga Enti Shtetëror i Statistikës, duke nxjerrë një sërë konstatimesh dhe rekomandimesh rreth diskriminimit të fëmijëve shqiptarë.

Dëshmitë shkencore tregojnë se investimi në edukim parashkollor sjell përfitime afatgjata si për fëmijët ashtu edhe për shoqërinë në tërësi. Andaj, duke marrë parasysh rëndësinë e zhvillimit të hershëm të fëmijëve , Bashkimi Evropian , në objektivat e tij arsimore synon pjesëmarrjen e 95% të fëmijëve në edukimin parashkollor deri në vitin 2030.


“Në Maqedoninë e Veriut, përfshirja në edukim parashkollor ngelet e mangët dhe larg standardeve të BE-së, me vetëm 45% e fëmijëve të moshës 3-6 vjeç që vijojnë edukimin parashkollor.Veç kësaj, qasja në edukim parashkollor është thellësisht jobarazitare, veçanërisht në rrafshin social dhe atë komunitar”.

Nga instituti thonë se në nivel vendi, janë gjithsej 113 institucione për edukim parashkollor, me gjithshej 35.932 vende në dispozicion, shumicën absolute prej tyre 95,95% në sektorin publik, gjë që konfirmon rolin jetik të shtetit në këtë fushë.

“Strukutra gjuhësore e fëmijëve që vijojnë edukimin parashkollor, sipas gjuhës në të cilën zhvillohet veprimtaria është si vijon: Maqedonisht: 31.420 fëmijë, Shqip: 3.369 fëmijë,Turqisht: 165, Boshnjakisht: 8, Anglisht: 162, Veprimtari shumëgjuhësore: 808”.

Sipas institutit nga ko del se fëmijët shqiptare janë skajshmërisht të diskrimunar sa i përket qasjes në edukim parashkollor krahasuar me ata maqedonas. Ndërsa maqedonasët janë 57.86% e popullsisë së përgjithshme, vendet në institucione parashkollore në gjuhën maqedone përbëjnë 87.44% të totalit, shqiptarët që janë 31,51% e popullsisë së përgjithshme, disponojnë me vetëm 9.38% të vendeve në institucione parashkollore në gjuhën e tyre.

Për të arritur nivelin e vendeve në dispozicion në gjuhën maqedone, në përputhje me strukturën kombëtare të popullsisë së vendit, duhet të krijohen hiç më pak se 13.742 vende të reja në gjuhën shqipe, apo një rritje prej 407% krahasuar me gjendjen aktuale, thonë nga Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori