LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni do të ketë edhe arsim të mesëm dyvjeçarë

Në Maqedoni do të ketë edhe arsim të mesëm dyvjeçarë

Arsimi i mesëm profesional i është nënshtruar një operacioni të gjerë reformimi, duke nis nga ndryshimet në programet mësimore, respektivisht modulet e drejtimeve për të vazhduar me riemërtimin e profileve dhe kohëzgjatjen e këtij niveli shkollimi, shkruan gazeta Koha. Krahas arsimit të mesëm profesional katër dhe tre vjeçar, nga viti shkollor 2017/2018, arsimit të mesëm do ti shtohen edhe profile në kohëzgjatje prej dy vjetësh. Do të këtë ndryshime më përmbajtje dhe formë. E gjithë kjo, sikurse tregon përgjegjësi për arsim të mesëm Safet Neziri, konformë nevojave të tregut të punës. Pra, saktëson më tej ai do të kemi kualifikime të reja.

Në rrafshin e përgjithshëm, raporti mes arsimit gjimnaz dhe atij profesional do të mbetet në limitet e tradicionales, pra rreth 35 për qind e vendeve për arsimin gjimnaz dhe 65 për qind për arsimin profesional, mirëpo politikat arsimore do të jenë të orientuara me theks të veçantë drejt profilizimit të arsimit të mesëm. Neziri thotë për KOHA se ka rreth një vit e gjysmë që në MASH punohet për reformimin e sistemit të arsimit profesional dhe ndryshimet e para do të reflektohen në vitin shkollor 2017/2018, për çka edhe përgatitet Konkursi për regjistrimin e nxënësve në atë vit shkollor me drejtime dhe profile të reja.


Konkursi duhet të publikohet jo më vonë se 31 marsi, ndërsa ndryshimet sipas përgjegjësit për arsim të mesëm janë rezultat i kresave të reja të tregut të punës. Deri në identifikimin e këtyre kërkesave, thotë se është arritur falë bashkëpunimit të MASH-it me odat e ndryshme ekonomike, punëdhënësve dhe sindikatave të ndryshme.

“Pas konsultimeve dhe analizave për nevojat e tregut të punës në MASH kemi bërë modifikimin respektivisht ndryshime modulare në drejtimet ekzistuese, P por kemi inkorporuar edhe risi për drejtime dhe profilet të caktuara, që do të paraqiten në Konkursin për regjistrim të nxënësve”, shpjegon ai. Nga viti shkollor 2017/2018, ndryshimet më të theksuara pritet të jenë në profilet me kohëzgjatje dy dhe tre vjeç­are, të cilat do të jenë me kualifikime “fillestare”.

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori