LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni ka diskriminim ndaj grave shtatzëna, diskriminim politik, etnik, diskriminim ndaj romëve

Në Maqedoni ka diskriminim ndaj grave shtatzëna, diskriminim politik, etnik, diskriminim ndaj romëve

Shoqata e juristëve të rinj ka regjistruar deri tani prani të diskriminimit ndaj grave shtatzëna ose atyre që dëshirojnë të krijojnë familje, diskriminim për nga përkatësia politike, etnike, kushteve të këqia në burgje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu thuhet në raportin vjetor të kësaj shoqate. Sipas tyre, ndër problemet kryesore është edhe diskriminimi ndaj komunitetit rom gjatë udhëtimeve jashtë shtetit.


Juristët e rinjë pohojnë se njerëzit përballen me vështirësi për të treguar diskriminimin që u bëhet, paqartësi në procedurat dhe në harxhimet gjyqësore. Shoqata në fjalë deklaron se kriza politike i stërzgjatë procedurat administrative, parasegjithash, procedurat e mbrojtjes sociale, prandaj shumë ankesa janë bllokuar në Ministrinë për punë dhe politika sociale./Telegrafi/