LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni ka 6600 vende të lira pune, por nuk ka profesionistë

Në Maqedoni ka 6600 vende të lira pune, por nuk ka profesionistë

Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) ka publikuar të dhënat për vendet e lira të punës në Maqedoni, që arrinë në 1.38%, respektivisht kërkohen punëtorë për mbi 6600 vende pune, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Më së shumëti kuadro kërkohen për veprimtari shërbyese, shitje dhe industri përpunimi. Ndërkaq nëpër shkolla teknike në Maqedoni ka ka vende të lira për nxënës, si në përpunimin e drurit, veterinari – bujqësi, ndërtimtari – gjeodezi, shkollë përpunimi të lëkurës, industri komunikacioni, tekstil.


Sipas ekspertëve, kjo mungesë interesimi i faturohet mundit të pavlerësuar për këto profesione./Telegrafi/