LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni fillon fushata e vetëdijësimit për zjarret në natyrë

Në Maqedoni fillon fushata e vetëdijësimit për zjarret në natyrë
Foto: Ilustrim

Sot ka filluar të realizohet fushata për ngritjen e vetëdijes te popullsia për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fushata zbatohet nga Lidhja e zjarrfikësve të Maqedonisë, Lidhja e zjarrfikësve të Bashkisë së Shkupit, NP Pyjet e Maqedonisë dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.


Kryetari i Lidhjes së Zjarrfikësve, Nikolla Nikollov tha se qëllimi i fushatës është paralajmërimi i popullsisë për sezonën që vjen për zjarret në hapësirë, duke shtuar se në 99% të rasteve, njeriu është shkaku i shpërthimit të zjarreve./Telegrafi/