Me vendim të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, në të gjitha xhamitë e vendit, pas mbarimit të namazit të xhumasë u falë namazi i xhenazes për viktimat e rënë në Turqi pas tentativës për grusht shtet më 15 korrik, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ligjëruesi në Xhaminë e Murat Pashës në Shkup, Sulejman Baki, gjatë hutbes së xhumasë i ka uruar Presidentit të Turqisë, shtetit, qeverisë dhe popullit turk që një gjë e tillë të mos përsëritet asnjëherë dhe është lutur për mëshirë për të vrarët dhe shërim të shpejtë për të plagosurit, njofton AA.
Po ashtu, Baki e ka lexuar letrën e solidarizimit të cilën Bashkësia Islame e Maqedonisë ia kishte përcjellë Presidencës së Çështjeve Fetare të Turqisë një ditë pas tentativës për grusht shtet.
Po ashtu edhe në Xhaminë e re në Kumanovë, hoxha Eljesa Mahmudi ka lexuar hutben e xhumasë në mbështetje të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, ndërsa në Xhaminë Gam Gam të Tetovës hutben në mbështetje të Turqisë e ka lexuar hoxha Nuhi Bakiu.
Gati se në të gjitha xhamitë në Republikën e Maqedonisë janë lexuar hutbe dhe është falur namazi i xhenazes në mungesë, për të rënit në tentativën për grusht shteti në Turqi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'