LAJMI I FUNDIT:

Në Manastir fillon edicioni i 35 i kolonisë së artit „Monmartre i vogël i Manastirit“

Në Manastir fillon edicioni i 35 i kolonisë së artit „Monmartre i vogël i Manastirit“

Prej sot e deri në 30 maj në Manastir do të qëndrojnë nxënës dhe pedagogët e tyre figurativ nga Sllovakia, Kina, Rusia, Turqia, Ukraina, Serbia, Bullgaria, Malezija, Romania, Polonia, India, Egjipti, Tajlanda dhe nga Maqedonia, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në Manastir përpos ekspozitës botërore do të ketë edhe një ngjarje, ndërsa fëmijët nga bota do ta vizitojnë edhe Ohrin dhe Krushevën. Hapja e sotme solemne do të jetë në shenjë të nxënësve nga Spishka Bela e Sllovakisë, të cilët janë fituesit e sivjetmë të çmimit më të lartë, „Grand Pri“ ka theksuar themeluesi i kolonisë Kosta Haxhiantonovski.


Sipas traditës, në 29 maj, fëmijët e botës në sheshin “Magnolia” do të pikturojnë në temën „Olimpiada në sytë e fëmijëve“, ndërsa punimet më të mira do të prezantohen në Fshatin olimpik gjatë Lojërave olimpike në Rio de Janeiro. Zgjedhjen e punimeve më të mira do ta bëjë ekipi i Komitetit olimpik ndërkombëtar(KON) nga Lausanne, ka konfirmuar Haxhiantonovski.

Kolonia ndërkombëtare artistike për fëmijë “Monmartre i vogël i Manastirit” sivjet realizohet me përkrahje të më tepër kompanive private nga Manastiri dhe me përkrahje financiare të Ministrisë së kulturës dhe Ministrisë së arsimit dhe shkencës./Telegrafi/