LAJMI I FUNDIT:

Në Malishevë nis vaksinimi i gjedhëve

Në Malishevë nis vaksinimi i gjedhëve

Malisheva është komuna në të cilën këtë të diel ka nisur të bëhet vaksinimi i gjedhëve, në kuadër të parandalimit të sëmundjes gungore, njofton Klan Kosova.

Procesi i vaksinimit të të gjitha gjedhëve në territorin e Malishevës, pritet të kryhet për më pak se dy javë, pasi janë angazhuar katër grupe për vaksinimin e gjedheve.


Fillimin e këtij procesi me rëndësi, për mbrojtjen e gjedhëve, sot e kanë inspektuar edhe drejtori i inspektoratit në Malishevë, Fadil Shala dhe shefi i inspektorëve Bardhyl Buçaj, të cilët thanë se procesi i vaksinimit ka filluar mirë dhe besojnë që deri në fund, do të shkoj gjithçka mbarë.

Vaksinimin e gjedhëve, është duke e bërë Ambulanca Veterinare në Malishevë.

Deri më tani në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar dhjetë raste me sëmundjen gungore, dhe vaksinimi i gjedheve, pritet të parandaloj përhapjen e kësaj sëmundje.