LAJMI I FUNDIT:

Në listën e VV-së për deputet edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës

Në listën e VV-së për deputet edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nënkryetari, Dardan Sejdiu, do të jenë pjesë e listës së kësaj partie për deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Këtë e ka bërë të ditur Ameti, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se “kemi vendosur si udhëheqësi komunale të angazhohemi maksimalisht në këtë garë, prandaj edhe unë edhe nënkryetari edhe disa drejtorë kemi vendosur të jemi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Postimi i Ahmetit:

Kosova gjendet para një sfide të madhe e cila mund të kthehet në fitore të madhe për qytetarët e saj. Lëvizja VETËVENDOSJE është rruga e cila Kosovën mund ta çlirojë nga krimi dhe ta dërgojë drejt progresit dhe zhvillimit.

Duke ditur rëndësinë e kësaj gare dhe peshën e çdo vote e cila mund të sjellë ndryshimin, Lëvizja VETËVENDOSJE ka marr vendim që në këtë betejë të përdorim të gjitha resurset pa kursim. Bashkë ne të gjithë kemi vendosur si udhëheqësi komunale të angazhohemi maksimalisht në këtë garë, prandaj edhe unë edhe nënkryetari edhe disa drejtorë kemi vendosur të jemi në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE.

Në qoftë se prania jonë në listë e rrit lëvizjen edhe për një votë, atëherë ja vlen. Të gjithë ata të cilët pajtoheni me punën tonë të vazhdueshme në Prishtinë e që nuk do të ndalet, të gjithë ata të cilët pajtoheni me qëndrimet tona e të cilat do ti shprehim në çdo forum, dhe të gjithë ata të cilët pajtoheni me angazhimin tonë e i cili veçse do të shtohet, ju ftoj të na përkrahni. Mos thuani se vota juaj ska rëndësi me arsyetimin se është vetëm një, sepse ne thellësisht besojmë se ne jemi shumicë, por na duhet çdo votë. E çdo votë për Lëvizjen është votë e ndryshimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjermania ktheu mbrapsht kastravecët nga Shqipëria, Shkrepa: Fermerët shqiptarë nuk prodhojnë me standarde

Gjermania ktheu mbrapsht kastravecët nga Shqipëria, Shkrepa: Fermerët shqiptarë nuk prodhojnë me standarde

Lajme
Musliu: “Postierët shqiptarë” të Beogradit i sollën

Musliu: “Postierët shqiptarë” të Beogradit i sollën "Octopusit" dokumente me qëllim dëmtimin e Kosovës

Siguri

"Turp të kesh Dora Bakoyannis"- eskalon Vuçiq, fyen rëndë diplomaten greke që rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Dorëheqjet e policëve, kryesindikalisti Zeqiri: Policët mund të gjejnë punë në profesionin e tyre në Perëndim

Dorëheqjet e policëve, kryesindikalisti Zeqiri: Policët mund të gjejnë punë në profesionin e tyre në Perëndim

Lajme
BIK me letër-qarkore për punonjësit e saj: Kujdes nga disa të vetëquajtur imamë, kanë agjenda të dyshimta

BIK me letër-qarkore për punonjësit e saj: Kujdes nga disa të vetëquajtur imamë, kanë agjenda të dyshimta

Lajme
Dalja e Serbisë nga Këshilli i Evropës, avokati serb: Do të ishte një fatkeqësi për qytetarët e Serbisë dhe një triumf për Vuçiqin

Dalja e Serbisë nga Këshilli i Evropës, avokati serb: Do të ishte një fatkeqësi për qytetarët e Serbisë dhe një triumf për Vuçiqin

Lajme
Kalo në kategori