LAJMI I FUNDIT:

Në Lipjan arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë dhe fajde, në shtëpinë e tij policia gjeti armë e fishekë

Në Lipjan arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë dhe fajde, në shtëpinë e tij policia gjeti armë e fishekë

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar për një rast të vrasjes në tentativë dhe disa vepra të tjera penale.

Ngjarja ka ndodhur më 2 qershor 2024 në fshatin Shalë të Lipjanit.

Operacioni policor është zhvilluar në koordinim me Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore, ku hetuesit kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe pronat përcjellëse të të dyshuarit.


Gjatë kontrollit, janë sekuestruar një armë zjarri, municion dhe gjësende të tjera që mund të përdoren si prova në procesin gjyqësor.

I dyshuari, M.A., 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, është vendosur në ndalim me urdhër të prokurorit të shtetit.

Ai përballet me akuza për:

– Vrasje në tentativë,
– Mbajtje pa leje të armëve,
– Tregti të paautorizuar të armëve dhe materieve shpërthyese,
– Fajde.

Policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti dhe për të identifikuar të tjerë të përfshirë, nëse ka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori