LAJMI I FUNDIT:

Në Kushevicë të Podujevës, 6 familje të bllokuara nga bora

Në Kushevicë të Podujevës, 6 familje të bllokuara nga bora

Reshjet e shumta në vendin tonë, kanë bërë që disa familje në fshatin Kushevicë të Podujevës të mbesin të bllokuara. Kjo pasi që edhe rruga që shpie tek këto shtëpi është e pakalueshme për automjete të vogla. E banorët thonë se qe dy ditë, përpos këmbë ndryshe nuk mund të frekuentojnë këtë rrugë.

Ilaz Haliti nga fshati Kushevicë e Podujevës thotë se si pasojë e reshjeve të borës, gjashtë shtëpi kanë mbetur të bllokuara.  Kjo pasi që, rruga deri tek këto shtëpi edhe në këmbë është vështirë e kalueshme.

“Gjashtë familje janë të bllokuara plotësisht. Kemi tre anëtarë të sëmurë. Kemi edhe plakën 92 vjeçare të sëmurë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ilaz Haliti.

E si pasojë e kësaj, Kadri Pajaziti thotë se nxënësit që jetojnë në këtë pjesë nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë.

“Fëmijët nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë. Deri në këtë vend disi mund të depërtohet në këmbë dhe me disa vetura.  Tre kilometër më lart as në këmbë nuk mund të shkohet se lërë më me vetura”, deklaroi banori Kadri Pajaziti.

E një tjetër banor fajëson komunën për mosinteresim, përcjell Telegrafi.

“Fshati Kushevicë është i harruar nga Komuna. Asnjë zyrtar komunal nuk është i interesuar për këtë vend”, thotë banori tjetër.

Ndërsa shefi i Zyrës për Informim në Komunën e Podujevës, Nazmi Elezi, thotë se gjendja e tillë nuk do të qëndroj gjatë”,

“Ekipi pr mbajtjen e rrugëve ka qenë edhe gjatë ditës së djeshme, por meqë ato fshatra i kanë shtëpitë shumë të shpërndara duket se një pjesë ka mbetur e pakalueshme për automjete të vogla. Gjatë ditës (premte) edhe ajo rrugë do të hapet. Është fat që ato familje nuk kanë pasur ndonjë nevojë emergjente”, thotë Nazmi Elezi.

Vështirësi gjatë rrugës pati edhe ekipi i RTV Dukagjinit si dhe ekipet e KEDS-it. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori