LAJMI I FUNDIT:

Në kufirin Maqedoni-Greqi zbarkoi kontigjenti i dhjetë policor slloven

Në kufirin Maqedoni-Greqi zbarkoi kontigjenti i dhjetë policor slloven

Sot në QTP “Vinojug” në Gjevgjeli u bë ndërrimi i kontingjentit slloven të policëve të cilët u ndihmojnë kolegëve nga Maqedonia në ballafaqimin me krizën e refugjatëve dhe sigurimin e kufirit me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe zv.ministri plotësues i punëve të brenshme, Oliver Andonov, dhe ambasadori slloven Milan Jazbec.

Me këtë rast, Andonovi tha se Maqedonia është e kënaqur shumë me bashkëpunimin me Slloveninë, për menaxhimin sa më të mirë të krizës së refugjatëve.


Ambasadori Jazbec theksoi se për policët slloven, misioni në kufirin Maqedoni-Greqi është një përvojë e madhe. Ky është kontigjenti i dhjetë policor slloven që zbarkon në Maqedoni./Telegrafi/