Përkundër probleme të trashëguara, në shkollën fillore “Murat Labënishti” edhe këtë vit ka rritje të numrit të nxënësve që regjistrohen në klasë të parë. Këtë vit për herë të parë në bankat e shkollës janë ulur 135 nxënës, prej të cilëve 5 në paralelet në gjuhën shqipe dhe 2 paralele në gjuhën maqedonase.
Për rreth 270.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të hënën ka filluar vitit i ri shkollor 2017/2018. Për të parën herë në bankat e shkollës janë ulur rreth 20.437 nxënës të klasës së parë, shkruan gazeta KOHA. Por ajo që mund të vërehet është se vazhdon tendenca e uljes së numrit të fëmijëve që nisin klasën e parë. Kjo dukuri më e theksuar është në Strugë, megjithëse nuk bëjnë përjashtim edhe qytetet tjera.
Nëse në shkollën fillore “Nuri Mazari” të Dollogozhdës në Strugë deri në vitin 2000 mësonin afër 1500 nxënës, sivjet në vitin shkollor 2017/2018 ky numër është reduktuar në rreth 500 nxënës. Në këtë shkollë, ku gravitojnë edhe shkollat fillore të Koroshishtit, Livadhisë, Pohumit dhe Zhepinit, sivjet në klasë të parë janë regjistruar vetëm 34 nxënës. Kjo tendecë është edhe në shkollat tjera fillore të Strugës. Zvogëlimi i numrit të nxënësve në Komunën e Strugës me ritme të shpejta filloi të bëhet prezent dekadës së kaluar si rezultat i migrimit në masë të struganëve në botën Perëndimore, por edhe për shkak të uljes së lindshmërive. Nëse në krejt shkollat e Komunës së Strugës vërehet edhe ulje e numrit të nxënësve që regjistrohen në klasë të parë, një shkollë bën përjashtim. Kjo është shkolla fillore “Murat Labënishti”, ku pengohej mësimi në gjuhën shqipe dhe punësimi i arsimtarëve shqiptarë, pasi zyrtarët e arsimin konsideronin kështu, duke patur parasysh se sistemi i kaluar popullatën e këtij fshati e konsideronte si maqedonas muslimanë. Mirëpo, me iniciativë të banorëve dhe autoriteteve lokale, është shtuar numri i paraleleve në gjuhën shqipe.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe përkundër protestave të prindërve të nxënësve, nuk pranonte të ndajë mjete për mësimdhënësit shqiptarë, të cilët paguhen nga komuna. Ndërkaq, përkundër probleme të trashëguara, në shkollën fillore “Murat Labënishti” edhe këtë vit ka rritje të numrit të nxënësve që regjistrohen në klasë të parë. Këtë vit për herë të parë në bankat e shkollës janë ulur 135 nxënës, prej të cilëve 5 në paralelet në gjuhën shqipe dhe 2 paralele në gjuhën maqedonase. Nëse në vitet e kaluara mësimi në këtë shkollë fillonte me pakënaqësi, këtë vit gjithçka ka filluar qetë dhe nxënësit mezi kanë pritur të ulen në bankat e shkollës.
Zvogëlimi i numrit të nxënësve në komunën e Strugës me ritme të shpejta filloi të bëhet prezent dekadës së kaluar si rezultat i migrimit në masë të struganëve në botën perëndimore. Por, një rol vendimtar në këtë drejtim duhet thënë kanë luajtur të ashtuquajturat ”martesa me letra”, praktikë kjo nëpërmjet së cilës një pjesë e madhe e të rinjve mërguan në vendet perëndimore ku krijuan familjet e tyre të reja dhe sot lirisht mund të thuhet se më shumë nxënës strugan ka në vendet perëndimore se sa në Komunën e Strugës.
Afërsish rreth gjashtëqind nxënës varion numri i filloristëve me origjinë nga Komuna e Strugës, të cilët klasën e parë e ndjekin në vendet evropiane, këtë të dhënë e vërtetojmë në disa institucione shtetërore në rrugë jozyrtare. Në këtë numër janë përfshirë nxënësit e klasës së parë të cilët mësimin e vijojnë jashtë vendit, të cilët prindërit i kanë regjistruar në zyrat e këtij shteti dhe që janë pajisur me dokumente udhëtimi të Maqedonisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Toshkovski: Për momentin nuk ka shkelje të procesit zgjedhor
Goditet me tullë në kokë një person në veri të Mitrovicës – pesë të dyshuar ia grabisin një zinxhir nga qafa
Hyn në fuqi Amnistia Penale në Shqipëri, nis nga sot lirimi i 700 të dënuarve
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert