LAJMI I FUNDIT:

Në KQZ kanë arritur fletëvotimet për zgjedhjet e 22 tetorit

Në KQZ kanë arritur fletëvotimet për zgjedhjet e 22 tetorit

Kanë mbetur edhe katër ditë të plota deri në ditën kur qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të përzgjedhur kryetarin e ri të komunës dhe asambelistët e kuvendeve komunale.

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote.


Prej tyre 18 mijë e 11 janë votues të rinj, ku  nga ta 14 mijë e 176 votues të rinj, që pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në qershor të 2017 kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale  më 22 tetor.

Ndërkaq 3 mijë e 835 votues të tjerë janë që nuk kanë qenë në listën përfundimtare të votuesve në zgjedhjet parlamentare, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil.

E për mbarëvajtjen sa më të rregullt të këtij procesi zgjedhor, KQZ tashmë ka bërë përgatitjet e duhura.

Tashmë edhe fletëvotimet kanë arritur në KQZ dhe çdo gjë është gati për të dielën e 22 tetorit.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Po, mund t’iu konfirmoj se fletëvotimet kanë ardhur në Kosovë gjatë kësaj jave. Fletëvotimet dhe materiali tjetër zgjedhor do të shpërndahet nëpër Qendrat e Votimit të dielën në mëngjes, para hapjes së tyre, sipas planifikimeve me Planin Operacional”, ka thënë Elezi.

Zgjedhjet e 22 tetorit do të vëzhgohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori