Megjithë motin e ftohtë në rrugët e Prishtinës, kishin dal shumë qytetarë për ta pritur Vitin e Ri 2011.

Mbretëronte një atmosferë gëzimi. Qytetarët festuan me fishekzjarrë, këngë dhe hare.


Por, raportohet se shumë banorë të Kosovës, Vitin e Ri, 2011, e kanë pritur nëpër ambiente familjare, edhe pse pati organizime të shumta nëpër lokale hotelerike.

Në Prishtinë ka funksionuar ngrohja qendrore ngase Termokosi ditë më parë mori 300 mijë euro ndihmë nga Komuna.

Punonjësit e Qendrës Emergjente të QKUK-së, kanë pranuar gjatë natës së 1 janarit edhe rastet e para për trajtimin mjekësor të të lënduarve nga mjetet piroteknike dhe plagosjes me armë zjarri.

 Sikurse është paralajmëruar QKUK-ja edhe në natën e ndërrimit të motmoteve ka ofruar ndihmë shëndetësore për të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për mjekim.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës thanë se gjatë orëve të para të festimeve për Vitin e Ri 2011, ka pasur disa incidente të vogla ku janë lënduar qytetarët dhe prej tyre shumica janë nga mjetet piroteknike dhe dy nga armët e zjarrit. /Telegrafi/