Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme 5 persona janë shëruar, kurse 6 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, duke e çuar kështu në 604 numrin e të infektuarve me këtë virus.
Në njoftimin e IKSHPK thuhet se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, sot janë testuar gjithsej 191 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej gjashtë (6) raste, përcjell Telegrafi.
Sipas ISHPK, pesë persona janë shëruar sot, kurse tre persona kanë vdekur.
Njoftimi i plotë i ISHPK:
“PESË TË SHËRUAR DHE GJASHTË RASTE ME COVID-19!
Sot më 21 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 191 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej gjashtë (6) raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Llugaxhi.
Më datë 21 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një (1) rast i vdekjes, e gjinisë femër me moshë 40 vjeç me vendbanim në Gjakovë dhe e konfirmuar me COVID-19 me datë 15.04.2020. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe trajtuar në Mjekimin Intenziv me Dg.COVID-19, Graviditas hbd 28.
Komuna e Zveçanit dhe Leposaviqit kanë raportuar nga një (1) rast të vdekjes.
Sot më 21 prill 2020, janë shëruar edhe pesë (5) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e njëzet e tetë (128) raste.
Nga data 08 shkurt deri më 21 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5.200 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej gjashtëqind e katër (604) raste, ndërsa gjithsej tetëmbëdhjetë (18) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.514 kontakte të rasteve.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 21 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2.536.654 raste të COVID-19 dhe 175.759 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur
Komisioni Evropian fton Shkupin dhe Athinën t’i përmbahen marrëveshjes për ndryshimin e emrit
Kosova dhe Katari diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në fushën sociale
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit