LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë shënohet Dita Evropiane e Numrit Emergjent 112

Në Kosovë shënohet Dita Evropiane e Numrit Emergjent 112

Agjencia për Menaxhim Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot me rastin e Ditës Evropiane të Numrit Emergjent 112, filloi manifestimin publik në komunën e Graqanicës, ndërkohë që manifestimet po vazhdojnë edhe në komunën e Pejës dhe në Mitrovicë.

Ceremoninë kryesore e hapi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, i cili tha se është i lumtur që merr pjesë në hapjen e kësaj fushate të numrit unik 112, numrit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Me këtë rast ai falënderoi misionin e UNDP-së për mbështetjen e vazhdueshme për projekte me rëndësi për qytetarët.


“Vërtetë është kënaqësi që të marrë pjesë në promovime të tilla, të promovimit të numrit emergjent, sepse dihet që sipas direktivave të Bashkimit Evropian ne duhet të kemi një numër unik të emergjencave. Ne sot jemi në mbështetje edhe të aktiviteteve tjera që do të mbahen, sepse kjo është shumë e rëndësishme, sidomos për fëmijët që mos të jenë të ngarkuar me shumë numra, por të bazohen vetëm te një numër”, tha Hoxha, transmton Telegrafi.

Zëvendësministri Hoxha vuri në dukje përkushtimin e MPB-së dhe të organizatave që e mbështesin, se përveç rendit dhe sigurisë publike, si objektivat kryesore të qeverisë, iu jepet shumë rëndësi edhe mbrojtës së jetës dhe pronës së qytetarëve të Kosovës, duke u fokusuar që të mbetemi tek një numër unik, që do të mbetet edhe më tutje dhe do të ketë përpjekje maksimale që gjatë këtij viti të ketë avansim edhe të numrave tjerë për nevoja të qytetareve dhe që gjatë këtij vitit të kemi integrimin e të gjitha thirrjeve.

Ndërsa analisti i Programit për Mjedis, Klimë dhe Rezistencë ndaj Fatkeqësive i UNDP-së, Fumihiko Tominaga, theksoi se UNDP ka vazhduar që të përkrahë për eliminimin e rreziqeve dhe fatkeqësive natyrore në Kosovë që nga viti 2010, dhe është vazhduar që të përkrahet edhe në dita e numrit unik të emergjencave 112. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori