LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë po përgatitet një dokumentar për gjarprin më helmues në Evropë

Në Kosovë po përgatitet një dokumentar për gjarprin më helmues në Evropë
Foto Facebook/ Jusuf Islami, realizues Blerdi Malushi

Kosova ka mjaft vende ku mund të gjenden shumëllojshmëri të specieve të botës shtazore.

Kohëve të fundit ka shumë fotografë profesionistë e të tjerë të pasionuar pas fotografisë që postojnë foto të ndryshme nga bota e egër nëpër grupe të organizuara në rrjete sociale.


Blerdi Malushi është një fotograf profesionist i cili ka bërë fotografi e video shumë të veçanta me specie shumë të veçanta në Kosovë.

Ai në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini thotë se bashkë me Jusuf Islamin kanë realizuar disa video shumë të veçanta që njëkohësisht janë shumë të rrezikshme për t’u filmuar.

Bëhet fjalë për fotografimin e njërit prej gjarpërinjve më helmues në Evropë, i njohur në Kosovë me emrin hundraku (Vipera Ammodytis).

“Jam duke realizuar një mini-dokumentar për këtë gjarpër bashkë me një person që është shumë ekstremist, Jusuf islamin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se ndihma e parë duhet të merret me vete pasi bota e egër paraqet gjithmonë rrezikshmëri.

“Viperën e kemi xhiruar në Gërmi nga afërsia, pasi xhirimi nga distanca vështirë se do të jepte kualitet të mirë. Gjarpëri nuk është shumë i gjatë, 35-40 cm por ka një helm të fuqishëm”.

Blerdi që është edhe regjisor me profesion, thotë se janë në negociata me platformën Netflix për t’i transmetuar disa xhirime që janë realizuar nga ata./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

Lajme
Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Najçevska: Pse është kaq e rëndësishme që kryetari i parlamentit të jetë shqiptar

Politikë
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori