LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë, deri tash, 17,757 të infektuar me COVID-19 dhe 661 viktima

Në Kosovë, deri tash, 17,757 të infektuar me COVID-19 dhe 661 viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të shtunën se numri total i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë deri tash është 17,757 raste nga 86,098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 661 raste të vdekjes.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK, janë testuar gjithsej 1,056 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 166 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinikë Infektive dhe 1 rast Spitali Pejë).


Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.034 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,062.

Numri total i rasteve pozitive është 17,757 raste nga 86,098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 661 raste të vdekjes.