Kryeministri shqiptar Edi Rama është takuar sot me themeluesin e rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg në Munih të Gjermanisë, ku po marrin pjesë në Konferencën për Siguri.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka shkruar se është  takuar me krijuesin e Facebook-ut, gjatë një darke me miq të posaçëm, transmeton Telegrafi.

“Me Mark Zuckerberg, krijuesin e FACEBOOK, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë që në Konferencën për Siguri në Munih janë mbledhur politikanë nga e mbarë bota. /Telegrafi/