Stuhia që goditi dje komunën e Mogillës, ka shkaktuar dëme mbi të gjitha bimët bujqësore, sidomos duhanit.

Komisioni i komunës, pas stuhisë që kishte kapluar disa fshatra, sot filloi të inspektojë terrenin dhe të vlerësojë dëmet e bëra ndaj kulturave bujqësore.


Dëmi më i madh u shkaktua në zonën bujqësore në fshatrat Dolni Sërpci, Vasharejca, Bernaci dhe Ivanjevci. /Telegrafi/