LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën Infektive vdes edhe një 70-vjeçar nga COVID-19

Në Klinikën Infektive vdes edhe një 70-vjeçar nga COVID-19

Edhe një person i infektuar me COVID-19 ka vdekur sot në Klinikën Infektive të QKUK në Prishtinë. Viktim është një 70-vjeçar nga Mitrovica.

Rastin e ka konfirmuar vajza e viktimës, Arbnora Fazliu – Rama, e cila thotë se babai i saj ka vdekur sot në orën 03:00 të mëngjesit.


Ajo ka thënë se ai ka qenë vetëm i lodhur dhe kanë dërguar në Mitrovicë dhe atje ia kanë bërë testin e COVID-19 dhe ka dal pozitiv.

“Prej aty ka pasur vështirësi me frymëmarrje, dhe e kemi dërguar nga Pulmologji dhe s’ka mundur më atje dhe më kanë thënë që ta bëjë gati për Infektive.

“Unë nuk po i lë fajtor as mjekët që me thanë janë krejt fajtor. Por ju kisha lut më shumë kujdes, që me hi mrena ish tmerr me pa si të ri si të vjetër. As baba nuk u kanë bash i vjetër që po thojnë nuk e përballon, por për një javë u shku”, tregon ajo, transmeton Telegrafi.

“Unë po dyshoj që gazin nuk e kanë pas siç duhet, mbikëqyrja nuk u kanë siç duhet… Parmbrëmë u kanë shumë mirë. Mbrëmë më ka thirr vëllau në orën 3 të mëngjesit edhe më ka thanë që ka vdekë”.

“Mu kjo po më çudit, kërkush përgjegjësi të madhe nuk ka marrë. Tash dul mjekja kryesore edhe tha që nuk jam e informume për rastin edhe shkoi nalt nuk e pashë më. I tha vëllaut në ora 11 me ardh me marrë kufomën, por tash po vijnë me marr me ia bo obduksionin”, rrëfeu ajo.

“Baba jem u kanë 70 vjeçar, u kanë mirë me shëndet, nuk ka pas probleme kurgjo tjetër”.

“Unë i kisha kërku mjekëve që le ta marrin seriozisht këtë punë, e jo me ju dhanë qetësuesa e me i shti në gjumë, se normal atyre nuk ia përballon zemra se nuk kanë fuqi as oksigjenin me ngreh. Kështu që ju kisha lut mjekëve e motrave që ma seriozisht ta marrin këtë sen, ose le ta lëshojnë punën e mos t’i rrezikojnë tjerët”, tha ajo.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të shtunën tetë persona kanë vdekur nga coronavirusi, duke e çuar në 67 numrin e përgjithshëm të viktimave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori