Në njësinë për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në kuadër të Klinikës së Pediatrisë deri në mesin e dhjetorit janë trajtuar 71 pacientë, kryesisht të gjithë e kaluan këtë virus me simptoma të lehta.
E luftën me coronavirus e humbi vetëm një fëmijë i cili kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Përkundër këtyre rasteve me coronavirus nga kjo klinikë thonë se nuk i ka ndërprerë shërbimet e tjera spitalore.
Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Drita Telaku, në një intervistë për KosovaPress ka treguar se fëmijët që po infektohen me COVID-19, kryesisht po e kalojnë me simptoma të lehta dhe nuk po kanë nevojë për trajtim spitalor.
“Fatmirësisht numri i fëmijëve të prekur me COVID-19 është relativisht i vogël. Numri më i madh i tyre (fëmijëve të infektuar) po e kalojnë me shumë pak simptoma, shumë shpesh nuk po ka nevojë fare të kërkojnë ndihmë mjekësore. Mirëpo, përkundër asaj, kemi fëmijë të cilët kanë kërkuar hospitalizim. Në kuadër të Klinikës së Pediatrisë e kemi formuar njësinë e posaçme e cila merret me mjekimin e fëmijëve me COVID-19, në këtë njësi është caktuar stafi që punon si infermierë ashtu edhe i mjekëve. Deri në mesin e dhjetorit në Klinikën tonë kanë qenë 71 pacientë të prekur me COVID që kanë kërkuar hospitalizim. Fatmirësisht shumica e tyre kanë një ecuri të mirë, mirëpo kanë pasur nevojë për mjekim spitalor. […] 07’58 Prej të gjithë fëmijëve (të infektuar) që i kemi pasur një fëmijë ka përfunduar me fatalitet, ka qenë një fëmijë i cili ka qenë me një sëmundje të rëndë kronike dhe ai fëmijë ka përfunduar me fatalitet”, tha ajo.
Sfidë kryesore Telaku e konsideron diferencimin e fëmijëve me COVID, karshi atyre me virus sezonal, për shkak të ngjashmërisë së madhe të pasqyrës klinike.
Fëmijët që u infektuan me coronavirus ishin të moshave të ndryshme, madje trajtim spitalor pasi ishte prekur me COVID kishte kërkuar edhe një bebe dymuajshe.
“Moshat janë të ndryshme të fëmijëve që kanë ardhur edhe që kanë pasur nevojë për hospitalizim. Fëmija më i ri që e kemi pasur të hospitalizuar që ka qenë COVID pozitiv ka qenë 2 muajsh, kurse fëmija me moshën më të shtyrë ka qenë 15-16 vjeçare. Moshat kanë qenë të ndryshme, kanë dominuar moshat nga 5, 10 deri në 12-13 vjeç sesa moshat më të reja. Simptomatologjia është mjaftë e lehtë, fatmirësisht manifestohet në formë të një infeksioni viral, ndonjëherë është përcjellë me vjellje e diarre që ka qenë shumë e shpeshtë”, theksoi Telaku.
Telaku thotë se në krahasim me 9-mujorin e parë të vitit 2019, në vitin pasues 2020 në Klinikën e Pediatrisë ndihmë mjekësore kanë kërkuar më pak fëmijë.
Ajo beson që në këtë zvogëlim të numrit të pacientëve që kanë kërkuar trajtim spitalor ka ndikuar edhe izolimi me të cilën u ballafaqua vendi si pasojë e coronavirusit duke detyruar të gjithë të qëndronin të mbyllur në shtëpi.
“Në përgjithësi e kemi pasur numrin më të vogël të fëmijëve në total, jo për COVID, por në total që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Pastaj me hapjen e shkollave dhe çerdheve filluan edhe këta fëmijë më shumë të na vijnë. Por në krahasim me vitet paraprake, numri i tyre ka qenë më i vogël. Për nëntëmujorin (e 2020) i kemi pasur mbi 13 mijë vizita në emergjencën pediatrike, i kemi pasur rreth 3200 pacientë të hospitalizuar dhe vizita specialistike mbi 8 mijë, mirëpo kjo paraqet një numër relativisht të vogël të fëmijëve duke marr parasysh kapacitetet dhe punën tonë. Po mendoj se një prej arsyeve ka qenë ky izolim dhe mos të them edhe një lloj frike ose hezitimi nga pacientët të vijnë në kontrolle dhe vizita”, tha ajo.
Drejtoresha Drita Telaku theksoi për KosovaPress se Klinika e Pediatrisë përveç periudhës së izolimit kur në Kosovë u shënuan rastet e para me COVID-19, vazhdimisht për pacientët janë ofruar të gjitha shërbimet shëndetësore nëpër çdo repart.
“Në Klinikën e Pediatrisë vetëm në fillimin e pandemisë kanë qenë të ndërprera shërbimet ambulantore, por jo shërbimet spitalore. Pastaj, pas lirimit të parë të masave kur u rifunksionalizuan sërish ambulancat specialistike dhe shërbimet ambulantore, Klinika e Pediatrisë i ka kthyer komplet shërbimet e saj me vazhdimin e ecurës së pandemisë e cila ishte jo e mirë dhe filloi rritja e rasteve u morr vendim që të ndërpriten prapë shërbimet ambulantore. Ne kemi vazhduar punën normalisht, si çdo herë puna jonë ka qenë e plotë, në anën tjetër jemi munduar të ndihmojmë edhe njësitë e tjera COVID në kuadër të SHSKUK-së, sidomos me infermierë”, tha ai.
Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Drita Telaku thotë se edhe stafi mjekësor dhe infermierët kanë qenë të infektuar me COVID-19. Vetëm në muajin dhjetor, ajo tha se janë të infektuar gjashtë mjekë dhe shtatë infermierë./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur