LAJMI I FUNDIT:

Në Kinë ndërtohet një ndërtesë 10-katëshe për vetëm 29 orë

Në Kinë ndërtohet një ndërtesë 10-katëshe për vetëm 29 orë

Punëtorët kinezë kanë ndërtuar një objekt me 10-katëshe për vetëm 29 orë, një arritje që nuk do ta mendonit ndonjëherë.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, derisa ngritja e ndërtesës në qytetin qendror të Changsha është vlerësuar nga zhvilluesit si ‘periudha më e shkurtër e ndërtimit në botë’, banorët e rinj të apartamenteve mund të jenë më pak të kujdesshëm ndaj ndërtimit të shpejtë.


Broad Group, një kompani kineze ndërtimi, vendosi që periudha njëvjeçare e zakonshme për të ndërtuar një ndërtesë 10-katëshe thjesht nuk do të përputhej me kornizën e tyre kohore, kështu që ata kërkuan opsionin shumë më të shpejt dhe e ndërtuan atë për pak më shumë se një ditë.

Pamjet e periudhës kohore të ndërtimit tregojnë një grup të gjerë të punëtorëve të ndërtimit dhe tre vinça që përfundojnë ndërtesën shumëkatëshe në vetëm 28 orë dhe 45 minuta. /Telegrafi/