Në këtë periudhë të izolimit, ‘Xhaxha Fadili’ vjen me këshilla për fëmijët në emisionin e ri “Kids Fun”

Në këtë periudhë të vetë-izolimit, në mesin e shumë projekteve virtuale nuk ka munguar edhe një emision për fëmijë.
Dhe ky tashmë veçse është lansuar, duke marrë parasysh pezullimin e aktiviteteve për fëmijët e po ashtu edhe qëndrimin brenda për shkak të pandemisë.
“Kids Fun”, mban titullin emisioni i ri për fëmijë, me anë të cilit mund të mësoni shumë këshilla e aktivitete të cilat mund t’i zhvilloni edhe në shtëpi.

Emisioni ndër tjerash ka për qëllim që të ju mbajë sa më të angazhuar e më aktiv duke dëgjuar këshillat e ‘Xhaxha Fadilit’.
Një emision të tillë dhe kaq të veçantë nuk duhet humbur, nga i cili mund të mësoni shumë gjëra përkundër situatës së vështirë.
Për këshillat, mesazhet dhe aktivitetet e shumta të ‘Xhaxha Fadilit’, ua sjellim më poshtë emisionin e parë të “Fun Kids”. /Telegrafi/




























































