Ishulli Foula që ndodhet në brigjet e Shatland të Skocisë, është vendi ku ka më shumë kuaj poni se sa njerëz.

Ky vend piktoresk, është destinacioni i të gjithë atyre që duan të ikin nga përditshmëria dhe zhurma e zakonshme, për të pushuar në qetësi në një natyrë të padëmtuar, transmeton Telegrafi.


ne-kete-ishull-te-vogel-ka-me-shume-kuaj-poni-se-sa-njerez-foto-2

Këtu jetojnë ponit këmbëshkurtër dhe lëkurëtrashë, që e kanë marrë emri nga vendi ku besohet se jetojnë që nga Epoka e Bronzit.

Gjallesat që duken sikur të jenë kafshë të balsamosura, i kanë të gjitha mundësitë e zhvillimit, andaj e kanë tejkaluar numrin e banorëve njerëz në raport 50:01. Me vetëm 30 banorë, ky është vendi me popullatën më të vogël në Britani të Madhe.

ne-kete-ishull-te-vogel-ka-me-shume-kuaj-poni-se-sa-njerez-foto-3

Për të shkuar në këtë ishull, duhet të pritet trageti që udhëton tre herë në javë, apo të paguhet aeroplani privat me tetë ulëse, nga i cili shihet i tërë vendi. Turistët që shkojnë aty, mund të qëndrojnë në shtëpiza të vogla, apo edhe dhoma me qira.

ne-kete-ishull-te-vogel-ka-me-shume-kuaj-poni-se-sa-njerez-foto-4

Krahas ponive të Shatlandit, mund të shihen edhe shumë gjallesa të egra në tokë dhe det, si dhe një numër i madh i zogjve. Në fakt Noula nënkupton ‘ishulli i zogjve’ dhe është një Hapësirë me Mbrojtje Speciale, për shpezë dhe bimë. /Telegrafi/