LAJMI I FUNDIT:

Në kërkim të keqbërësit që i vuri flakën një Porsche Cayenne (Video)

Në kërkim të keqbërësit që i vuri flakën një Porsche Cayenne (Video)

Policia në Toronto të Kanadasë, janë vënë në kërkim të një burri të panjohur, që i ka vënë zjarrin një Porsche Cayenne.

Fakti që ishte i maskuar dhe mbante doreza, dyshohet se e ishte i përgatitur, ndërsa ende nuk dihen motivet, transmeton Telegrafi.

“Gjatë sulmit, atij i kërcyen xhama dhe i ra flakë fytyrës. Po kontaktojmë me spitalet e zonës, për të zbuluar nëse është paraqitur dikush me këto probleme” është thënë në raportin policor.

Videoja ku shihet zjarr vënia, është shpërndarë në internet, pasi po kërkohet identifikimi tij.

Pronari i makinës që kushton rreth 100 mijë euro, ka thënë se nuk ka problem me askënd dhe nuk e di kush mund ta ketë kryer. /Telegrafi/