Përfaqësuesit politik në Kosovë dhe njohësit e rrethanave të sigurisë, thanë të hënën se zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe në rajon tregojnë se Kosova ka nevojë për ushtrinë e saj.
Deputeti Daut Haradinaj, kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se mungesa e ushtrisë së Kosovës, është evidente jo vetëm në rastin e ‘trenit’.
“Ne duhet të veprojmë, sepse zhvillimet në rajon po e kërkojnë ose është bërë urgjencë themelimi i forcave të rregullta ose ushtrisë”, tha Haradinaj.
Edhe zëvendëskryetarja e parë e Komisionit Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se institucionet janë duke punuar që në një të ardhme të afërt të merret një vendim i drejtë për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.
“Ne e dimë se një shtet pa ushtri nuk mund të quhet shtet i kompletuar. Ne do të jemi në krye të detyrës në çdo moment pa dallime partiake. Thjesht do të jemi bashkë pozitë dhe opozitë në çështje të ndjeshme siç është Forca e Armatosur e Kosovës”, tha Musliu.
Një tren me ikonografi nacionaliste u nis të shtunën nga Beogradi për në Mitrovicën e veriut, duke shkaktuar reagime të fuqishme në Kosovë.
Qeveria në Prishtinë mori vendim që të mos e lejojë hyrjen e tij në Kosovë, ndërkohë që autoritetet serbe thanë se e kthyen trenin prapa për të “shmangur” siç thanë “gjakderdhjen”.
Por, presidenti serb Tomisllav Nikoliq, tha se Serbia është “e gatshme të dërgojë trupa në Kosovë për të mbrojtur shtetasit serbë, nëse kjo është e nevojshme”.
Ndërkohë, njohës të çështjeve të sigurisë në Kosovë mendojnë se duhet të gjenden mundësi që Kosova brenda vitit ta ketë ushtrinë e saj.
Ramadan Qehaja, thotë se nuk duhet të ketë vonesa të tjera meqë, siç tha, mungesa e ushtrisë së Kosovës është e dukshme.
“Mungesa është e dukshme, nuk e kemi ushtrinë si të tillë me Forcën e Armatosur të Kosovës. Domosdo duhet bërë ndryshime, nëse jo ato esenciale, që kanë të bëjnë me ndryshimet Kushtetuese, por me ndryshimet e ligjeve. Unë ashtu mendoj me planin ‘B’ fuqizohen ligjet që kanë të bëjnë më FSK-në, e cila si e tillë do të mbetet me emrin, por do të bëhej një avancim i detyrave ushtarake”, tha Qehaja.
Për më tepër, përfaqësuesit politik dhe analistët në Kosovë, thonë se tendenca e Rusisë përmes Serbisë që të ketë ndikim në Kosovë, duhet t’i përshpejtojë procedurat për formimin e ushtrisë.
“Tendencat nuk janë të sotme ato janë edhe të më hershme edhe sidomos me këtë rastin e trenit rus siç po quhet. Por, populli i Kosovës është pro perëndimor dhe si i tillë ka një aleancë të shkëlqyeshme me Shtete e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian”, tha Haradinaj.
Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është paraparë që prej më shumë se dy vjetësh, por ajo nuk mund të krijohet pa ndryshimet Kushtetuese që kërkojnë mbështetjen e dy të tretave të deputetëve të bashkësive pakicë.
Deputetët serbë ndërkaq kanë më shumë se katër muaj që po i bojkotojnë institucionet e vendit.
Ndërkohë, formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës pritet të prezantohet në Kuvend nga Qeveria, nëpërmjet projektligjit që përcakton ndryshimet e nevojshme ligjore, të cilat do të diktojnë edhe nevojën e ndryshimeve Kushtetuese.
Forcat e Armatosura, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, mund të themelohen nën mbikëqyrjen e NATO-s, me numër të caktuar ushtarësh dhe me armatim dhe pajisje të përcaktuara në marrëveshje me NATO-n. /REL/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
REL: Pezullimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nuk është opsion

KFOR për situatën në veri: Prapa protestuesve kishte grupe kriminale

Deklaratat e ambasadorit Hill, eurodeputeti gjerman: Thjesht, çmenduri

Rrufeja depërton nga oxhaku në brendësi të një shtëpie në Drenas

Drafti i Edi Ramës për Asociacionin, “tekst serioz“ për BE-në

Situata në veri, Kurti takon ambasadorin britanik: Sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara

Telegrafi

CH-N

InterAlumin

InterAlumin

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë