LAJMI I FUNDIT:

Ne, “katnarët” si Bujar Kapexhiu

Ne, “katnarët” si Bujar Kapexhiu

Enkel Demi

Do kisha shumë dëshirë mos të mbaja mend ligjërimet, tezat, idengulitjet e viteve të para 1990 apo ato 2000, kur ai njeri i gjatë, me mjekër pis të zezë, veshur me qillota një e dy të thoshte: “Ne, tironcit… ata katnarët”.


“Tironcit” ishin ata që kishin le në Tiranë, “katnarët” ata që nuk e kishin patur këtë “fat të madh”. Por, në këtë rreth pranoheshin edhe konvertime, fjala vjen shkodranët ishin të mirëpritur.

Gjithsesi, nuk ia vlen të gjykosh, as të merresh me këtë ide sektare të cekët, e cila ngjizej dikur në bordurat e “Xhiros së madhe” dhe e mbajtën si çantë shpine më të pasigurtët, frikamanët, të cilët shihnin në qarkun e mbyllur të një komuniteti shpëtimin solidar të dështimit. Kush i zhvilloi më shumë këto idera përfundoi nacionalist, kundër të huajve, antiteist, homofob, racist e kështu me radhë.

Por, ai që hodhi idenë e vendosjes së një takse londineze në Tiranë për të ardhurit e çoi më përpara këtë ideologji duke kërkuar izolimin e një dore, të një tarafi që çonte ujë, veç tek ai.

Si një Salvator (Shpëtimtar) dëshironte të ndante popullin e qytetit që komandonte në “konkuistatorë” dhe “indigjenë”; “tironca” dhe “katnarë”.

Pra, qysh në krye të herës ishin “ne” dhe “ata”. Mua më ka rastisur të jem “ne”, por më së shumti “ata”. Një farë “tironci” që kisha le në Tiranë, por një lloj “renegati”, se më hahej miqësia dhe buka me këta “katnarët”. Megjithatë, sa kohë ishte një lojë e këtillë marroke, veç gaz e zbavitje më sillte.

Tani, vetëm pak ditë para së djelës nuk është më lojë, se na ndau sërish në “ne” dhe “ata”, me të njëjtin parim “tironc” dhe “katnar”.

“Katnarët” janë si: Bujar Kapexhiu, Neritan Liçaj, Besnik Mustafaj, Fatos Lubonja dhe ca të tjerë, duke ardhur deri tek unë.

“Tironcat” janë si Ulsi Manja, Taulant Balla, Safet Gjici, Pjerin Ndreu dhe ca të tjerë duke ardhur deri tek ai.

Si u katandise kështu o njeri?

Në trend

Më shumë
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Kalo në kategori