Arrestimi i tij është bërë pasi ai dyshohet të kishte marr 1000 euro nga një apo disa persona lidhur me një çështje në procedurë.

Sektori kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit që vepron në kuadër të Komandës Kryesore të policisë në Prishtinë është duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin, ndërsa janë konfiskuar edhe mjetet e marra nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake (1000 euro).

I dyshimti me urdhër të prokurorisë speciale është duke u mbajtur në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.