LAJMI I FUNDIT:

Në Kalanë e Tiranës, ekspozita “Një Komb, një Abc”

Në Kalanë e Tiranës, ekspozita “Një Komb, një Abc”

“Një Komb, një Abc” titullohet ekspozita që u hap për publikun nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në bashkëpunim me kalanë e Tiranës, me rastin e 7 Marsit, nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës.

Ekspozita përmban foto dhe dokumente të rralla të Kongresit të Manastirit – 14-22 nëntor 1908 – për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.


Ekspozita vjen në Tiranë për herë të parë në ambientet e Kalasë së Tiranës, ku do të mirëpresë deri më datë 14 mars të gjithë vizitorët.